Futboll

Dhjetë sportistët me të ardhurat më të mira në dhjetë vjetët e fundit

Floyd Mayweather është përshkruar me nofkën ‘paraja’, pasi u zbulua se është ylli i sportit me përfitimet të larta në dhjetë vjetët e fundit, pavarësisht se ka qenë aktiv vetëm në pjesën e parë të dekadës.

Dhjetë vjetët e fundit kanë qenë të begata për sportistët për shkak të të ardhurave të jashtëzakonshme nga marrëveshje televizive dhe sponsorët, shkruan Zëri.info.

Magazina e njohur ‘Forbes’ tashmë ka zbuluar dhjetë sportistët me përfitimet më të mëdha këtë dekadë:

1. Floyd Mayweather – $915 milionë

2. Cristiano Ronaldo – $800 milionë

3. Lionel Messi – $750 milionë

4. LeBron James – $680 milionë

Image
5. Roger Federer – $640 milionë

6. Tiger Woods – $615 milionë

7. Phil Mickelson – $480 milionë

8. Manny Pacquiao – $435 milionë

Image
9. Kevin Durant – $425 milionë

10. Lewis Hamilton – $400 milionë.

Mayweather ka qenë shumë aktiv në fillim të dekadës me përballjet ndaj Shane Mosley, Miguel Cotto, Canelo Alvarez, Marcos Maidana dhe Manny Pacquiao në pesë vjetët e para të vitit 2010, por më pas hoqi dorë.

Ai u pensionua pas fitores ndaj Andre Bertos në shtatorin e vitit 2015, por u rikthye në aksion pas dy vjetësh me një përballje ndaj Conor McGregor, për ta vazhduar rekordin – 50-0 – derisa fitoi shuma marramendëse parash.

Lionel Messi ndoshta mund të jetë paguar më shumë se rivali Cristiano Ronaldo, por sulmuesi i Juventusit është më lart në renditje shkaku i marrëveshjeve të ndryshme me televizione, në rrjete sociale e të tjerë.