Muzikë
Dhjetë fakte mbi yllin e popit Dua Lipa
Në moshën 15 vjeçare Dua Lipa vendoset në Londër, për të filluar karrierën e saj të suksesshme si muzikante. Në vijim janë dhjetë fakte të Dua Lipës, të shkruara nga media më e klikuar zvicerane “Blick”.
1. Dua Lipa është lindur dhe rritur në Londër, familja e saj ka origjinë nga Kosova, megjithatë emri i saj nuk është emër artistik. Ajo vërtet quhet Dua Lipa.
2. Babai i saj, Dukagjin Lipa, ishte gjithashtu muzikant. Gjatë daljes së saj së parë publike në Kosovë 2016 (deri tani edhe e vetmja), ajo ishte sëbashku me babain e saj.
3. Kur ajo ishte 11 vjeçare, familja e saj vendosi të rikthehej në Kosovë. Dhe Dua duheshte gjithashtu. Pesë vjet më vonë ajo paketoi valixhet dhe nisi e vetme në Londër.
4. Për t’u përshtatur me jetesën e kryeqytetit britanik, ajo filloi të punonte në disa diskoteka, ndërsa më vonë edhe si modele.
5.Thuajse të gjitha videot e saj “cover” në Youtube fillonin me: «Hey I’m Dua Lipa and I’m 15 years old and this is my cover of…».
6. Ajo është një tifoze e zjarrtë e Nelly Furtado dhe Pink. Gjithashtu preferon edhe Tupac. Babai i saj në listën e preferuarve ka Bob Dylan dhe David Bowie.
7. Në moshën 18 vjeçare Lipa nënshkroi kontratë me ëarner Music. Ajo ftoi prindërit e saj, se duheshin të jenë prezent gjatë nënshkrimit të kontratës.
8. Dua Lipa ka gjithësej dhjetë tatuazhe.
9. Me hitet e saj «Be The One», «Hotter Than Hell» dhe «New Rules» ajo ishte ndër këngëtaret më të popullarizuara dhe dëgjuara në botë dhe Zvicër.
10. Gjatë evenimentit të kaluar të Brit Awards, Dua Lipa ishte femra e parë e nominmuar për pesë çmime, prej të cilëve mori dy në shtëpi. Ajo u përzgjodh si më e mira në Newcomer Act dhe si britanikja më e mirë artiste Solo.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë Zviceranët do të votojnë për natyralizimin e lehtësuar. Action Quatre Quarts dorëzoi 135,000 nënshkrime në Kancelarinë...
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve