Kosova

Dheu i Bardhë e Merdarë, vazhdojnë pritjet e gjata për të dalë nga Kosova

Në disa prej pikave kufitare në dalje të Kosovës po vazhdojnë pritjet e gjata.

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, në përditësimin e fundit ka bërë të ditur se te Dheu i Bardhë, për të dalë nga Kosova pritjet shkojnë deri në dy orë ndërsa në Merdarë nga 60 deri në 80 minuta, transmeton albinfo.ch.

Në Muçibabë dhe Mutivodë pritjet janë deri në gjysmë ore ndërsa në Jarinje nga 15 deri në 20 minuta.