Kosova

Dheu i Bardhë: Deri në 2 orë e gjysmë pritjet e mërgimtarëve

Në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, në hyrje të Kosovës, mërgimtarëve u duhet të presin nga dy orë deri në dy orë e gjysmë, ndërsa kolona është deri në 500 metra.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në përditësimin e fundit ka njoftuar se pritje deri në 45 minuta ka edhe në pikëkalimin kufitar në Muçibabë.

Në Bërnjak e Merdarë, pritjet janë nga 10 deri në 15 minuta, teksa më pikat e tjera kufitare nuk ka kolona, përcjell albinfo.ch.