Shkurt.ch

Dhënia e shtetësisë: “Fer dhe ashpër”

Kjo parti kërkon përmes kësaj iniciative që në Aargau ehde më tutje për dhënien e ose jo të shtetësisë të vendoset në asambletë e komunave

CVP (Partia Kristiane Popullore) e kantonit Argau ka vendosur të nisë grumbullimin e nënshkrimeve për iniciativën e re popullore në nivel kantonal, për natyralizimin e të huajve. Iniciativa quhet “Për natyralizim korrekt dhe rigoroz”.

Kjo parti kërkon përmes kësaj iniciative që në Aargau edhe më tutje për dhënien e ose jo të shtetësisë të vendoset në asambletë e komunave. Ndërsa në qytete, kompetenca për këtë punë tu mbetet këshillave të banorëve.

Kantoni duhet të bëjë vlerësimin se cilat kërkesa për shtetësi (natyralizim) duhet të shtrohen para asambleve komunale dhe cilat para këshillave të banorëve.

Për të qenë iniciativa e vlefshme, CVP duhet që brenda vitit të grumbullojë 3000 nënshkrime.