Feja
Dhe vajza juaj, çfarë trashëgon ajo?
Si i qaseni temës së trashëgimisë në familjen tuaj? Kush trashëgon, sa dhe çfarë dhe cilat janë motivet tuaja për të bërë këto zgjedhje . A luajnë rolë rregullat fetare për ju? Dhe nëse po, si i zbatoni ato?

Ne po studiojmë këto çështje si pjesë e një studimi të shkencave shoqërore. Interesi ynë është i dyfishtë: Së pari, do të donim të dinim se si muslimanët në Zvicër zgjidhin çështjet e trashëgimisë dhe çfarë i motivon ata ta bëjnë këtë. Së dyti, ne jemi të interesuar në konfliktet e mundshme që mund të lindin dhe zgjidhjet që familjet gjejnë për t’i zgjidhur ato.
Ne jemi duke kërkuar familje muslimane që jetojnë në Zvicër, të cilët tashmë kanë pasur një rast trashëgimie ose që kanë folur tashmë me familjen e tyre për mënyrën se si do të donin të menaxhonin trashëgiminë e tyre. Ne do të donim të kishim një diskutim me ju për të zbuluar përvojën tuaj dhe mendimin tuaj për këto çështje. Të gjitha intervistat janë anonime dhe dëshmitë tuaja trajtohen në mënyrë konfidenciale.
Ky hulumtim udhëhiqet nga Qendra Zvicerane Islam dhe Shoqëria (Centre Suisse Islam et Société de l’Université/ Schweizerischen Zentrum für Islam und Gesellschaft) e Universitetit të Firbourg-ut. Intervistat mund të bëhen në frëngjisht ose në gjermanisht.Nëse jeni të interesuar për këtë temë dhe doni të merrni pjesë për të dhënë zërin tuaj, ju lutemi të na kontaktoni me email: ricarda.stegmann@unifr.ch (gjermanisht), ose mallory.schneuwlypurdie@unifr.ch (frëngjisht)
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit13 Gusht 2018
- Ora11:00
- Data e përfundimit13 Tetor 2018 - 11:00
E-Diaspora
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ Libri "Shekulli i parë" i autorit Sejmen Gjokoli, sjell një pasqyrim të ngjarjeve më të rëndësishme...
-
Tri klube të Ligës Premier monitorojnë Ardon Jasharin
-
Komuniteti mysliman shqiptar në Zvicër uron festën e Fitër Bajramit
-
Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej
-
Festa e Bajramit në Zvicër këtë të diel – ku do të falet namazi në Lozanë?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet që dyqanet e vetë-shërbimit të lejohen të qëndrojnë gjithmonë të hapura Nëse qeveria e Zugut e arrin qëllimin, dyqanet pa staf shitjesh do të përjashtohen nga orët...
-
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër nga prilli?
-
Një në 22 makina në Zvicër është elektrike
-
Pse Zvicra është e shqetësuar për rritjen e numrit të mjekëve të huaj?
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ