Tematike
DEZA prezanton punën e saj në “Comptoir Suisse”
Ekspozita e hapur për herë të parë në Zvicrën Perëndimore (frankofone) i është kushtuar temës së sigurisë së ushqimit, duke vënë fokusin në kushtet e prodhimit në të cilat punojnë bujqit e vegjël
Drejtoria për bashkëpunim dhe Zhvillim DEZA prezanton angazhimin e saj në panairin e 97-të “Comptoir Suisse” në Lozanë. Me një ekspozitë të përgatitur për këtë rast, DEZA fton vizitorët që të njihen me një numër projektesh të saj të zhvilluara nëpër botë dhe të njohin ambientin kulturor në të cilin janë realizuar këto projekte, bëhet e ditur në një komunikatë të DEZA-s. Ekspozita e hapur për herë të parë në Zvicrën Perëndimore (frankofone) i është kushtuar temës së sigurisë së ushqimit, duke vënë fokusin në kushtet e prodhimit në të cilat punojnë bujqit e vegjël, transmeton albinfo.ch. Ekspozita po ashtu ofron një pamje në ofertat e trajnimit në ambientet rurale.
DEZA, në panairin Comptoir Suisse që mbahet nga 10 deri 19 shtator prezanton punën e saj në brenda një hapësire prej 150 metrash katrorë. Ekspozita mban titullin “Saveurs d’ailleurs. L’engagement de la DDC aux côtés des paysans du monde“, (Të mendosh jashtë kornizave. Vështrim në bashkëpunimin zviceran për zhvillim). Që në portën e hyrjes në sallë prezantohet ambienti kulturor i disa projekteve në vendet në të cilat DEZA po mbështet punën e bujqve të vegjël. Intervuista interaktive fton për dialog dhe për degustim të produkteve të vendeve përkatëse.
70 për qind e njerëzve që jetojnë në varfëri, janë të angazhuar në bujqësi. Sektori agrar punëson më së shumti njerëz në mbarë botën. Për këtë arsye angazhimi i përditshëm i DEZA-s dhe partnerëve të saj në sigurinë e ushqimit është kaq i rëndësishëm.
Ekspozita në Comptoir Suisse tregon se si DEZA duke ndihmuar në zhvillimin e një bujqësie konform mbrojtjes së ambientit, lufton varfërinë dhe urinë. Në varësi nga vendi, edhe problemet lidhur me prodhimin e ushqimit janë të ndryshme. Kështu, në Benin, DEZA mbështet mbrojtjen e bereqetit nga insektet, në Laos, së bashku me kultivuesit e orizit dhe me autoritetet e vendit, DEZA mbështet shumëllojshmërinë e kulturave bujqësore. Ndërsa në Kosovë, DEZA trajnon kultivuesit e perimeve për përpunimin dhe deponimin e prodhimeve të tyre, dy aktivitete këto që sigurojnë vende pune.
Në Peru, DEZA financon një numër iniciativash për sensibilizimin e bujqve dhe blegtorëve lidhur me ndryshimin e klimës në Ande dhe për përshtatjet e nevojshme në atë drejtim.
Me stendën e saj, DEZA tregon po ashtu se si synon të ndihmojë sa më tepër njerëz që të jetë e mundshme për të përfituar nga një arsimim cilësor fillor dhe profesional.
Gjatë vikendit, përfshirë dhe të hënën, në këtë stendë do të zhvillohet edhe një debat me një ekspert të DEZA-s dhe me një partner ekstrën lidhur me temat e ndryshme të bashkëpunimit zhvillimor.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Bazeli miraton ndarjen e fondeve për të pritur Eurovizionin Votuesit e Bazelit të dielën miratuan me shumicë dërrmuese që qyteti të shpenzojë afro 40 milionë...
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër