Shqipëria
Detaje të reja, si ndodhi vrasja në ish-Bllok dhe lidhjet që kishte Elvana Gjata
Mediat shqiptare kanë zbuluar detaje të reja për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vdekur Fabiol Gaxha dhe për të cilën janë shpallur në kërkim Ervin Mata, komando Mevjol Bilo, Ajaks Boshnjaku dhe Fabio Allushi
Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri ka dhënë masën e sigurisë “30 ditë burg” për shtetasin Ervis Martinaj pas ngjarjes së ndodhur në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.
Mediat shqiptare kanë zbuluar detaje të reja për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vdekur Fabiol Gaxha dhe për të cilën janë shpallur në kërkim Ervin Mata, komando Mevjol Bilo, Ajaks Boshnjaku dhe Fabio Allushi, përcjell albinfo.ch.
Sipas dëshmisë së pronarit të lokalit “Monopol”, Redi Popesku, këngëtarja Elvana Gjata është ngacmuar teksa ecte në trotuar me Ervin Matën dhe Mevjol Bilon, që rezulton të jetë kushëriri i saj nga nëna.
Sipas dëshmisë së Popeskut, një automjet ku udhëtonin disa persona është afruar në trotuar dhe ka nisur të ngacmojë e fyejë këngëtaren. Në këtë moment kanë qenë të pranishëm Mevjol Bilo dhe Mata që janë acaruar dhe i janë afruar mjetit duke shkëmbyer fjalë.
“I është marrë deklarim përsëri shtetasit Redi Popesku, ku ndër të tjera ka deklaruar se ditën e ngjarjes, rreth orës 20:40, përpara dyqanit të tij në ish-Bllok, ka ardhur shtetasja Elvana Gjata me automjetin e saj dhe aty në rrugë, duke qëndruar në parkim ka takuar shtetasin Ervin Mata dhe kanë shkëmbyer një çelës shtëpie. Në këtë moment, në rresht për tre ka kaluar një automjet tjetër dhe personat që kanë qenë brenda në automjet kanë ngacmuar Elvana Gjatën, duke qenë Ervini prezent kanë debatuar me fjalë me të dhe në këtë çast nga dyqani i Redit kanë dalë Joli (Mevjol Bilo) me djemtë e tjerë për t’u sqaruar”, shkruhet në dosjen e Prokurorisë, raporton Panorama.
Sipas organit të akuzës, Ervis Martinaj pak para ngjarjes, më saktësisht në orën 21:17 “ka marrë një komunikim elektronik në aplikacionin “Whatsapp” nga kontakti i regjistruar me emrin “Boli” me tekst “tek dyqani me veshje të shtrenjta përballë Billionerit””.
Prokuroria pretendon se ky mesazh tregon se “shkuarja e të hetuarit Ervis Martinaj në dyqanin ku ka ndodhur ngjarja, nuk ka qenë rastësore siç ai deklaron, por ai ka dakorduar për këtë takim me të hetuarin tjetër Ervin Mata”, në atë që rezulton të jetë një sqarim për ngjarjen.
Rezulton dyshimi se viktima Gaxha dhe personi tjetër i paidentifikuar kanë qenë së bashku me të hetuarit Ervis Martinaj, Eljon Hato dhe personin tjetër të paidentifikuar përpara ngjarjes, duke shkuar në afërsi të Elvana Gjatës me automjetin tip “BMW X5”.
Ndërkohë, organi i akuzës ka marrë në pyetje edhe prindërit e Elvana Gjatës. Nëna e saj, Donika Gjata, ka deklaruar se e njeh Ervin Matën pasi prej një viti ai bashkëjeton me vajzën e saj, ndërsa për Mevjol Bilo thotë se është nipi i saj. Gjithashtu babai i Elvana Gjatës ka thënë të njëjtën gjë. “I është marrë deklarim që tregon rrethanat e hetimit shtetasit Fatmir Gjata, i cili është i ati i shtetases Elvana Gjata, ku ndër të tjera ka deklaruar se Elvanën ka rreth 2 javë që e ka takuar, ajo shoqërohej shpesh me Mevjol Bilon, pasi bashkëshortja e tij e kishte nip dhe se me shtetasin Ervin Mata e bija e tij ka rreth 1 vit që bashkëjeton”, shkruhet në dosjen e Prokurorisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra