Shqipëria
Detaje të reja nga aksidenti, ku humbën jetën 5 shqiptarë
I padëmtuar vetëm bagazhi, çfarë ka mbetur nga mjeti me të cilin udhëtonin 5 shqiptarët, viktimat po iknin drejt Malit të Zi
Bëhet e ditur se aksidenti tragjik që ndodhi dje në Greqi, ku 5 shiqptarë humbën jetën, thuhet se ngjarja ndodhi në unazën e Edessë, përcjell albinfo.ch.
Aksidenti rrugor ka ndodhur kur makina në të cilën ndodheshin pesë personat me origjinë shqiptare, të cilët sipas informacioneve ishin punëtorë sezonalë dhe po shkonin në drejtim të Skydra të Malit të Zi. Mediat greke raportojnë se për arsye ende të paqarta, mjeti ka hyrë në korsinë e gabuar dhe është përplasur kokë më kokë me një kamion.
Pas operacionit të zjarrfikësve, nga mjeti i shkatërruar u nxorën të pajetë një 55-vjeçar, një 50-vjeçar, një 19-vjeçar, një 16-vjeçar dhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Sipas informacioneve, drejtuesi dhe pasagjeri para në makinë ishin 55-vjeçari dhe 50-vjeçari. Tregues i ashpërsisë së përplasjes është fakti se e vetmja pjesë e makinës që ka mbetur e paprekur ka qenë bagazhi.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik