Kosova

Detaje nga tërmeti i mbrëmshëm në Kosovë

Sipas Shemsi Mustafës nga Instituti Sizmologjik i Kosovës, tërmeti i dëgjuar të dielën në Kosovë ndodhi në orën 23:07 me kohën lokale dhe shkalla e tij ishte 3.4 të Rihterit, përcjell albinfo.ch.

Thellësia hipoqendrore ishte 2 kilometra, epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra në jug të Vitisë.

“Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në disa zona për rreth”, ka shkruar në Facebook.

Siç njoftohet, lëkundje ka pasur edhe në Serbi e Maqedoni të Veriut.

Tërmeti që u ndje në Maqedoninë e Veriut, kryesisht në rajonin e Shkupit, epiqendrën e ka pasur në rajonin e Ferizajit dhe Vitisë të Kosovës, njoftojnë nga Observatori Sizmologjik në kuadër të Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore në Shkup.

“Rrjeti Sizmologjik i Maqedonisë së Veriut, me stacionet në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, e mbajtur nga Observatori Sizmologjik në kuadër të Fakultetit Matematike – Natyrore në Shkup, sonte në ora 23:07 minuta ka regjistruar tërmet, epiqendra e të cilit gjendet 28 kilometra në veriperëndim të Shkupit, në rajonin e Ferizajit – Vitisë, Republika e Kosovës”.