Kosova
Detaje nga masakra në Angli me dy fëmijë të vdekur e nëntë të plagosur
Mbreti Charls, William dhe Kate reagojnë për krimin e rëndë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Anglinë, ku një person ka sulmuar me thikë dje disa njerëz dhe fëmijë në një klub veror për fëmijë në Southport, përcjell albinfo.ch.
Nëntë persona gjithsej u plagosën gjatë sulmit, duke përfshirë dy të rritur që u përpoqën të mbronin fëmijët nga vrasësi me thikë në Merseyside.
Mbreti Charles ka ngushëlluar familjarët e viktimave dhe të plagosurve nga sulmi, ndërsa William dhe Kate lëshuan një deklaratë të përbashkët në mbështetje për viktimat e incidentit të tmerrshëm.
Në një deklaratë në Twitter, Princi dhe Princesha e Uellsit thanë: Si prindër, ne nuk mund të imagjinojmë se çfarë po përjetojnë familjet, miqtë dhe të dashurit e atyre që u vranë dhe u plagosën sot në Southport. Ne dërgojmë lutjet tona për të gjithë ata që janë përfshirë në këtë sulm të tmerrshëm.
Policia ka arrestuar një djalë 17-vjeçar në lidhje me sulmin me dyshimin për vrasje. Edhe pse një motiv mbetet i paqartë, oficerët thonë se kanë përjashtuar terrorizmin.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut