Shqipëria
Detaje nga arratisja e Elvana Gjatës, ja ku mund të ndodhet ajo
Elvana Gjata ka fluturuar për në Austri në orën 02:51 të datës 5 tetor me linjën Australian Airlines nga Rinasi
Pas ngjarjes me vdekjen e një personi mbrëmjen e 4 tetorit në ish-Bllok, për të cilën fillimisht u konsiderua “mollë sherri” Elvana Gjata, këngëtarja u largua nga Shqipëria.
Ndërkohë Politiko.al ka mësuar se Elvana Gjata ka fluturuar për në Austri në orën 02:51 të datës 5 tetor me linjën Australian Airlines nga Rinasi.
Drejt Vjenës, Elvana ka udhëtuar dhe në shtator të këtij viti. Aktualisht nuk dihet se ku ndodhet këngëtarja Elvana Gjata, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë që nga sherri në ish-Bllok, ku u përfshi dhe Ervin Mata, i dashuri i Elvana Gjatës, mbeti i vdekur Fabian Gaxha, si dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe miku i tij Eljon Hato.
Këngëtarja prej ditës së djeshme është shpallur në kërkim nga prokuroria, e cila kërkon që të paraqitet për të dhënë shpjegime brenda 30 ditëve, pasi duhej të jepte deklarimet e saj për ngjarjen.
Ajo u largua vetëm disa orë pas ngjarjes nga Shqipëria përmes Rinasit, ndërsa aktualisht i shpallur në kërkim është edhe i dashuri i saj Ervin Mata, bashkë me miqtë e tij komandon Mevjol Bilo dhe Fabian Allushi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












