Kosova

Detaje nga aksidenti ku humbi jetën një 19-vjeçar

Detaje rreth këtij aksidenti ka dhënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Drobesh të Vitisë. Prej këtij aksidenti mbeti i vdekur një person, njofton Klan Kosova.

Detaje rreth këtij aksidenti ka dhënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhë mbrëmë me 02 prill 2019 rreth orës 21:00. Nga hetimet e para ne vendin e ngjarjes dyshohet se Automjet Opel Combo me tabela 06 drejtuar nga vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës duke lëvizur ne relacionin Smir-Viti, me të arritur te rruga e fshatit Drobesh duke mos përshtatur shpejtësinë e automjetit afër vendkalimit te këmbësorëve godet “Motoçikletën” MBK Roller drejtuar nga vozitësi po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës i moshës rreth 19 vjeç”, ka thënë Hashani, përcjell albinfo.ch.

“Me këtë rast nga lëndimet si pasoj e goditjes Motoçiklisti ndërron jetë në vendin e ngjarjes, këtë e konstaton Mjeku Kujdestar i Qendrës se Mjekësisë Familjare ne Viti. Në vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar qe drejtuesi i mjetit të ndalet për 48 orë, kurse trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML në Prishtinë. Njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë”, ka thënë Hashani.