Futboll
Detaje nga aksidenti i Reyes: Shpejtësia 237 km/h dhe shpërthimi i gomës
Jose Antonio Reyes ditë më parë ka vdekur në një aksident trafiku, duke shokuar botën e futbollit.
E përditshmja sportive “Mundo Deportivo” ka rindërtuar edhe një herë dinamikën e aksidentit që i kushtoi jetën ish-lojtarit të Arsenalit dhe Real Madridit, por edhe Spanjës, përcjell albinfo.ch.
Vetura e tij, e tipit Mercedes Brabus S550, në të cilën po udhëtonte, në momentin e përplasjes ishte me shpejtësinë e çmendur prej 237 km/h.
Por, shkaktari i aksidentit fatal nuk ka qenë shpejtësia, por shpërthimi i njërës prej gomave, e cila bëri që drejtuesi i mjetit të humbte kontrollin.
Futbollisti spanjoll ndërroi jetë të shtunën në moshën 35-vjeçare, në zonën e Utera.
Reyes, që luante me Extremadura, po kthehej në shtëpi pas stërvitjes kur ndodhi aksidenti tragjik.
Për pasojë humbi jetën edhe nipi i tij, 23-vjeçar, ndërsa një familjar tjetër është në gjendje të rëndë.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













