Lajme
Detaje interesante nga sulmi në Norvegji
Thuhet se viktimat nuk u vranë me hark dhe shigjetë
Para pak ditësh, pesë persona që vdiqën në një sulm në Norvegji javën e kaluar u vranë në të vërtetë nga një “objekt i mprehtë” dhe jo nga një shigjetë dhe hark, siç u raportua fillimisht, përcjell albinfo.ch.
Duke qenë se i dyshuari, Espen Andersen Brathen, mendohej se kishte qëlluar në njerëz me shigjeta në Kongsberg, afër kryeqytetit, Oslo, raporton BBC, transmeton Indeksonline.
Ndërkohë, oficerët hetues thanë se në një moment ai ose hodhi poshtë ose humbi harkun e tij.
Ky ishte sulmi më i rëndë në Norvegji që nga koha kur ekstremisti i së djathtës, Anders Breivik, masakroi 77 njerëz një dekadë më parë.
I dyshuari Espen Andersen Brathen po i nënshtrohet një ekzaminimi psikiatrik.
Pesë persona u vranë me një objekt të mprehtë si në shtëpitë e tyre, ashtu edhe në hapësirat publike, tha policia të hënën, pa dhënë detaje të tjera.
Në një deklaratë, policia tha se informacioni mbi llojin e armës së përdorur nuk mund të jepet, pasi ende nuk janë marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët.
Ata gjithashtu thanë se viktimat u përzgjodhën rastësisht dhe se një numër njerëzish u qëlluan me shigjeta në fillim të sulmit, por asnjë nuk u vra nga ajo.
I dyshuari, një mysliman danez i konvertuar, tani është në paraburgim në një institucion mjekësor, në pritje të një vlerësimi psikiatrik, por kjo mund të zgjasë disa muaj.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane