Botë
Destinacionet më të mira për vitin 2022
Platforma Airbnb ka zbuluar se ku do të shkojnë turistët për pushimet e tyre verore këtë vit.
Duke pasur parasysh që mund të udhëtojmë përsëri pothuajse kudo në botë, është disi e vështirë që të përpiqemi të zgjedhim saktësisht një vend se ku do të shkojmë.
Për fat Airbnb sapo ka publikuar një raport të detajuar, i cili tregon destinacionet se ku po dynden njerëzit këtë verë, kështu që ju ose mund të planifikoni pushimet tuaja në një vend që është realisht në trend – ose mund të zgjidhni t’u shmangeni turmave dhe të shkoni diku tjetër.
Kur bëhet fjalë për turizmin brenda vendit, njerëzit në mbarë botën po ikin nga qytetet në drejtim të fshatit. Në Mbretërinë e Bashkuar kjo do të thotë se ata lëvizin nga Londra për në Cornwall; në Itali, nga Roma në Sardenjë dhe në Spanjë nga Barcelona në Costa Blanca. Në SHBA, zonat rurale si Florida Panhandle dhe Parku Kombëtar Acadia po bëhen shumë të njohura.
Njerëzit gjithashtu kanë dëshirë që të pushojnë për një kohë më të gjatë – dhe nuk mund t’u vihet faj për këtë. Vendet më të njohura për pushimet më të gjata këtë vit janë Melburni, Sao Pãulo, Montreali, Parisi dhe Berlini (në këtë renditje). Ndoshta mund të keni dëshirë që t’i shmangni këto destinacione nëse nuk ju pëlqejnë shumë turmat.
Raporti tregon gjithashtu se njerëzit po largohen nga destinacionet e tyre të rregullta. Dhjetë qytetet më të njohura përfaqësonin vetëm 8 për qind të të ardhurave të përgjithshme të këtij viti nga kjo industri, krahasuar me 12 për qind në vitin 2019.
Dhe, pavarësisht masave të këtij qyteti për të “luftuar” turizmin e tepërt – si për shembull, aplikimi i një tarife hyrjeje për udhëtarët ditorë – Venecia mbetet destinacioni më popullor në botë. / Time Out
E-Diaspora
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji Në një ceremoni homazhi në Gjenevë, të përgatitur nga familja dhe miqtë e dashamirët e tij,...
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
Jeta në Zvicër
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta Nëse keni një shtëpi të dytë në Zvicër (domethënë, një që nuk është vendbanimi juaj kryesor),...
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë