Shqipëria

Destinacionet e preferuara të shqiptarëve pēr fundvit

Vendet Lindjes janë më tê preferura për pushime

Dubai, Abu Dabi dhe Egjipti, janë disa nga destinacionet ku shqiptarët kanë zgjedhur të presin ndërrimin e viteve këtë fundvit. Operatorët turistikë tregojnë se rezervimet kanë nisur që 1 muaj para.

“Kemi risi sivjet, Dubai dhe Abudabi, jemi në pikën që kemi 2 fluturime direkte, është më afër. Londra është një pikë e fortë, aplikimet janë bërë të hershme, jemi në pikën që janë marrë vizat dhe janë përgatitur dhe paketat dhe në Londër është hequr pjesa e kushtëzimit të lëvizjes. Jemi në fund të rezervimeve. Kërkesat fillojnë që në nëntor”, tha Aurela, operatore turistike, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.

Avionët janë plot, drejt Stambollit  janë diku tek 250 që nisen më datë 29 dhe 250 në datë 30, drejt Dubait rreth 250 në një fluturim. Nëse marrim dhe krishtlindjet arrijmë deri në 10 mijë njerëz, i përgjithshëm në të gjitha destinacionet jashtë”, u shpreh Erion Mano, operator turistik.

Për sa i përket qyteteve shqiptare, Korça vijon të mbetet në vend të parë. Operatorët tregojnë se ka pasur një rritje në çmime, por kjo vjen për shkak të përmirësimit të shërbimeve.

“Kërkesat e klienteve për të festuar në korcë vjen në rritje, kam përshtypjen që varët nga tradita e korcarve, shërbimi që japin, kushtet që kanë. Rezervimet për korcën janë mbyllur jo vetëm tek ne. Jemi munduar të shtojmë kapacitete prej dy javësh dhe nuk kemi mundur”, tha Erion Mano.

Mali i Zi është një tjetër destinacion, që preferohet për shkak të falsiteteve në lëvizje. Stambolli gjithashtu është një tjetër vend i pëlqyer për vitin e ri. Sipas agjencive turistike, turizmi po e rimerr veten, duke u kthyer në rezervimet para pandemisë.