Uncategorized
Deskoska: Një pjesë e madhe buxhetit për gjykatat është i pashfrytëzuar
Në pyetjen nëse Maqedonia do ta ndiqte shembullin e Shqipërisë, ku njoftuan se në Shqipëri dyfish do të rriten rrogat e gjykatësve, Deskoska theksoi se kur ka arritur në Ministrinë e Drejtësisë, ka qenë e befasuar që ekzistojnë mjete të pashfrytëzuara në këtë pjesë.
Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, në ditën e parë të skriningut përgatitës me BE-në porositi se ministria po mendon për rritje të mundshme të mjeteve për gjykatësit dhe gjyqësinë, por se njëkohësisht ekziston problem me mjetet e pashfrytëzuara dedikuar për gjykatat, njofton MIA.
Në pyetjen nëse Maqedonia do ta ndiqte shembullin e Shqipërisë, ku njoftuan se në Shqipëri dyfish do të rriten rrogat e gjykatësve, Deskoska theksoi se kur ka arritur në Ministrinë e Drejtësisë, ka qenë e befasuar që ekzistojnë mjete të pashfrytëzuara në këtë pjesë.
“Në pjesën e sigurimit të kapaciteteve financiare për punë në gjyqësi, ne mendojmë për korrigjime të caktuara që do të mund të sigurojnë një lloj të pavarësisë dhe paanshmërisë, por gjithashtu jemi të vetëdijshëm se ka një pjesë të mirë nga buxheti gjyqësor e cila u është ndarë gjykatave në këtë moment, ndërkaq që nuk shfrytëzohet. Po mendojmë madje t’u ndihmohet me ndihmë të ekspertëve, dekalroi ministrja për MIA-n.
Renata Deskoska sot, së bashku me zëvendëskryeministrin Bujar Osmanin, e kryesoi takimin e parë përgatitor për negociata me BE-në, në të cilin prezantohet legjislatura evropiane në pjesën e jurisprudencës dhe të drejtave fundamentale, i njohur si kapitulli 23.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën