Lajme
Dështon vendosja në majen Säntis e Flamurit më të madh të Zvicrës në botë
"Për shkak të shiut dhe mjegullës, aksioni u desh njëherë për njëherë të ndërpritet, por ka ende shpresë", thonë organizatorët

Ishte dashur të shpallej flamuri më i madh i Zvicrës në botë por moti i keq ka penguar aktivistët që ia kishin mësyrë vendosjes së tij në malin Santis, Kantoni St. Gallen.
Flamuri duhej të vihej në shenjë të festës më të madhe nacionale të Zvicrës, 1 Gushtit
“Për shkak të shiut dhe mjegullës, aksioni u desh njëherë për njëherë të ndërpritet, por ka ende shpresë, thonë organizatorët”, shkruan 20minuten.ch. Për nesër paradite (e enjte) është planifikuar edhe një përpjekje.
Përgjegjësit e teleferikut nëSüantis dhe punonjësit e lartësive tregohen optimistë se “flamuri më i madh në botë i Zvicrës megjithatë do të rrezitojë me shkëlqimin e tij të plotë lart mbi Appenzell, transmeton albinfo.ch. Në rast se as nesër nuk ia dalim, ne edhe vitin e ardhshëm do të vimë sërish këtu”, thotë një zëdhënës i organizatorëve.
Në një komunikatë të tyre, organizatorët kanë përkujtuar edhe njëherë se kush dëshiron ta ketë një metër katror të këtij flamuri, duhet të paguajë 99 franga. Në këtë mënyrë, si “kumbarë” të flamurit më të madh të 1 gushtit, ata do të kontribuonin që kjo traditë të mbijetiojë edhe në vitet në vijim.
Edhe në vitet e kaluara kushtet klimatike kishin shkaktuar probleme në vendosjen e flamurit të përmasave 80 me 80 metra, përcjell albinfo.ch. Për shkak të erërave të fuqishme, flamuri qe grisur disa herë nga shkëmbinjtë e mprehtë të majes Säntis.
E-Diaspora
-
Çifti kosovar dënohet me gjobë për 214.000 franga të fituara në mënyrë të paligjshme Gjykata thotë se fondet e IV janë paguar në mënyrë të gabuar. Gruaja dhe burri dënohen...
-
Milano: Arrestohet 33 vjeçari shqiptar, ishte pjesë e një organizate kriminale
-
Kurti thirrje bashkatdhetarëve në Gjermani: Korrigjoni dokumentet
-
Mbrëmje e madhe boksi në Austri, boksierët shqiptarë të gatshëm për spektakël
-
Vjenë: Tedi Papavrami do të mbaj koncert më 30 mars
Jeta në Zvicër
-
Gjigandi farmaceutik zviceran Roche bashkëpunon me Zealand Pharma për trajtimin e ri të obezitetit Roche njoftoi të martën se ka arritur një marrëveshje ekskluzive me Zealand Pharma të Danimarkës për...
-
Arrestohet një zviceran për sulmet me bomba në Gjenevë
-
Dëshira për targa speciale në Zvicër ka grackat e saj
-
Çifti kosovar dënohet me gjobë për 214.000 franga të fituara në mënyrë të paligjshme
-
E majta kundërshton një Këshill Federal “gjithnjë e më të djathtë”, e djathta kërkon përpjekje në mbrojtje