Kosova

Dështon raundi i parë i votimit, Kuvendi shkon sërish në votim

Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të vendit. Sipas anëtarëve të Komisionit në votim kanë marr pjesë 78 deputetë, gjë e cila dëshmoi se nuk ka pasur kuorum, raporton Albinfo.ch.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca konstatoi se nuk kanë qenë 80 deputetë të domosdoshëm për të bërë kuorumin, andaj ka ftuar që të përsëritet raundi i parë i votimit.