Lajme
Dështon nisma për pagat pa punuar
Edhe në vitin 2016, një nismë popullore federale për të ardhura bazë të pakushtëzuara qe refuzuar qartë në kutitë e votimit

Nisma popullore në nivel federal “Të jetosh me dinjitet – për të ardhura bazë të pakushtëzuara” ka dështuar, trasnmeton albinfo.ch.
Nismëtarët konfirmojnë se ata e konsiderojnë “të pamundur” arritjen e 100,000 nënshkrimeve që janë kusht për nismën, deri në fund të shkurtit.
Që në vitin 2016, një nismë popullore federale për të ardhura bazë të pakushtëzuara qe refuzuar qartë në kutitë e votimit.
Sipas komitetit nismëtar, synimi i nismës për të ardhura bazë të pakushtëzuara ishte sigurimi i një jetese për të gjithë; ajo duhej të mundësonte “një ekzistencë të denjë në familje dhe shoqëri, pjesëmarrje në jetën publike dhe përkushtim për të mirën e përbashkët”, shkruan srf.ch. Për këtë duhej ndryshuar kushtetuta federale.
Nisma ka filluar në shtator të vitit 2021. Siç njoftojnë tani nismëtarët, vetëm rreth 65,000 nënshkrime janë mbledhur deri në fillim të janarit 2023, shumë më pak se sa supozohej, përcjell albinfo.ch. Për më tepër, shkalla e vlefshmërisë është vazhdimisht në rënie dhe për këtë arsye supozohet se deri në fund të periudhës së grumbullimit do të duhet të mblidhen 130,000 nënshkrime për të arritur në 100,000 të vlefshme.
“Ne e konsiderojmë këtë të pamundur”, thonë ata, duke marrë përsipër edhe një pjesë të fajit të tyre për shkak të disa gabimeve interne “në hapa”.
E-Diaspora
-
Nga Hitachi Vantara te Sonio AG: Arritjet e Leutrim Hajdarit në arkitekturën cloud Për Leutrimin, teknologjia nuk është thjesht një mjet, por një forcë lëvizëse që ndryshon mënyrën se...
-
Diaspora në Kuvendin e Kosovës, Hysen Ҫekaj e Nezir Kraki sigurojnë mandatet
-
Ka filluar regjistrimi i nxënësve për mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake
-
Vjenë: Hapet regjistrimi për mësimin e gjuhës shqipe
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Rusia kërkon mercenarë të dyshuar zviceranë Disa shtetas zviceranë u janë ekspozuar të dhënat e tyre personale në faqet e internetit pro-ruse...
-
Normat më të larta të interesit pas ndryshimit të qiramarrësit, rregull në Gjenevë
-
“Shpërndarësit e pabindur”: Këshilla dhe të vërteta rreth monedhave të refuzuara
-
Drama “SWISS” në Graz: Pse dy dyert e urgjencës mbetën të mbyllura?
-
Të huajt që mund të jetojnë në Zvicër pa pasur punë