Lajme
Dështon ndalimi i propagandës ruse, rrjetet sociale të mbushura me dezinformim
Rrjetet sociale dështuan në ndalimin e dezinformimit të fushatave pro-Kremlinit. Sipas një raportit nga Komisioni Europian, influenca dhe përhapja e të të ashtuquajturave “fake news” vijon të rritet vazhdimisht.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, shumë llogari ruse në mbështetje të Kremlinit janë përfshire në një propagandë dezinformimi.
Kujtojmë fotografinë e famshme të Olena Kurilo, arsimtarja 53 vjeçare e cila në portretin e saj, të shkrepur nga Reuters, të gjymtuar nga plagët e invazionit, u deklarua si e rreme nga faqja zyrtare e ministrisë ruse, e cila për të kontrastuar lajmin, shfaqi foto të Kurilos para sulmit agresiv, duke mohuar faktin.
Më herët në muaj, BE-ja prezantoj Ligjet për Shërbimet Dixhitale (Digital Service Act) ku në bazë të së cilës platformat duhet të përputhin politikat e tyre me ligjet e reja, që kanë në fokus vrojtimin e përmbajtjeve për të shmangur lajmet e rreme si dhe dhunën verbale.
Sipas studimit, nëse DSA do ishte shpallur më herët, platformat në këto kushte do të ishin përballur me sanksione dhe gjoba të mundshme.
Një tjetër faktor i përmendur në studim, është se shkalla e rritjes së këtyre llogarive u rrit ndjeshë në rrjetin social X, ish-Twitter që kur ky I fundit u ble nga manjati i teknologjisë Elon Musk.
Çlirimi i politikave për përdoruesit si dhe zëvendësimi i një pjese të konsiderueshme të stafit nga inteligjenca artificiale për kontrollimin e përmbajtjeve të prodhuara nga përdoruesit, sipas raportit dha kontribut në përhapjen e pakontrolluar të informacioneve fiktive.
Vendimet e Musk për të mos kufizuar më llogaritë e drejtuara nga Kremlini në platformën e tij justifikohen me faktin se për të akte të tilla konsiderohen si censurë:
Sipas raportit, llogaritë pro-Kremlinit arrijnë audiencën më të madhe në platformat e Metës, Facebook dhe Instagram si dhe në Telegram, e cila përgjatë vitit 2023 sipas të dhënave është trefishuar.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar