Uncategorized
Dështon edhe seanca e pestë konstituive e Kuvendit të Kosovës
Edhe kësaj here deputetët e koalicionit fitues PAN nuk kanë marrë pjesë në seancë me arsyetimin se mbledhja ishte thirrur arbitrarisht nga kryesuesi i seancës. Në mbledhjen e Kuvendit nuk morën pjesë as deputetët e pakicave
Për herë të pesë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedhë kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarët, pasi edhe kësaj here deputetët e koalicionit fitues PAN (Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë NISMA), nuk kanë marrë pjesë në seancë me arsyetimin se mbledhja ishte thirrur arbitrarisht nga kryesuesi i seancës. Në mbledhjen e Kuvendit nuk morën pjesë as deputetët e pakicave.
Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, deputeti Adem Mikullovci, që në fillim ka thënë se në mungesë të deputetëve do të shkohet në një pushim prej 15 minutash.
Pas pauzës, sërish Kuvendi nuk kishte kuorum për të vazhduar punimet. Megjithatë, në Kuvend kanë vazhduar disa fjalime të deputetëve, ku kanë kritikuar koalicionin PAN për mosprezencën e tyre në seancë. Po ashtu, debati është zhvilluar edhe për atë se a duhet të ketë takime konsultative.
Mikullovcit, që i ka rënë hise ta drejtoj mbledhjen konstituive si deputeti më i vjetër n në kuvend, ka thirrur përfaqësuesit e partive politike në një takim konsultativ, të mërkurën në orën 10:00.
“Takimi i të mërkurës do të jetë vetëm një pikë të rendit të ditës, kur janë të gatshëm të vinë në seancat e Kuvendit dhe të dalin me emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit. Vazhdimisht zhagitje e punës. Kjo është hera e fundit”, tha Mikullovci, citon REL.
Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se koalicioni PAN me çdo kusht po dëshiron të qëndrojë në pushtet. Ai ka ftuar përfaqësuesit e PAN-it që të gjejnë forcë dhe të dalin me propozimin e tyre për të kandidatin për kryetar të Kuvendit.
“PAN-i deri tash është udhëhequr nga një logjikë totalitare dhe monopolizuese. Ata thanë kështu ‘ose duhet të jemi ne në pushtet ose nuk themelohen fare institucionet e Republikës’. Kjo i bije që ata veten e vendosin në rend të parë, ose ne ose hiq, ose ne ose do të kolapsojë shteti i Kosovës”, tha Konjufca.
Konjufca, tha para deputetëve, se populli është kureshtar të shoh një qeverisje ndryshe në Kosovë.
“Mendoj se një qeverisje e ardhshme e cila nuk do ta kishte PDK-në si faktor vendimtar edhe si faktor i vendimmarrjes në Kosovë, është shumë pozitive për Kosovën. Sepse ne të tjerët mendoj se do t’i qitshim në shesh të gjitha keqpërdorimet që kanë ndodhur deri tash”, tha Konjufca.
Kurse, Avdullah Hoti nga koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës, ka propozuar që çështja e bllokadës së votimit të kryeparlamentarit të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese.
Ai ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e partive politike që të marrin pjesë në debate dhe takime konsultative që do të organizohen në ditët në vazhdim.
“Ne si koalicion jemi duke shqyrtuar modalitete [veprimet] kushtetuese për të themeluar institucionet e vendit. Unë në emër të grupit tonë parlamentar, do të ftoj në një tryezë dhe do të ketë ftesa zyrtare për të gjitha subjektet politike për t’u ulur dhe draftuar pyetjet për Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Hoti duke shtuar se po shqyrtojnë hapat kushtetues për sqarimin e bazës juridike.
Pas ndërprerjes se seancës konstituive, Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur një konferencë për media ku ka kritikuar kryesuesin e seancës, për siç është thënë keqpërdorim të foltores.
Besim Beqaj, anëtar i kryesisë se PDK-së tha se në seancën konstituive nuk mund të procedohet pa prezencën e koalicionit fitues të zgjedhjeve dhe pa prezencën e numrit të duhur të deputetëve. “PDK-ja konsideron se është një abuzim i paprecedentë i foltores dhe shkelje e normave kushtetuese, sepse dihen rregullat e qarta se si mbahen seancat e Kuvendit”, deklaroi ai.
Një ditë më parë, edhe ambasadat e pesë shteteve më të fuqishme politike të akredituara në Kosovës të njohura si QUINT, bënë u bënë thirrje deputetëve që të marrin pjesë në seancë. Ata thanë se Kosova ka shumë punë prandaj nuk ka kohë për të humbur. Por, mospjesëmarrja e PAN-it shihet edhe si vonesë, derisa t’i sigurojnë votat e mjaftueshme, që janë 61.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik