Kosova
Dështimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës shihet si “tallje me qytetarët”
Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pas dështimit të shtatë me radhë të Kuvendit për t’u konstituuar, duke e cilësuar këtë situatë si një tallje me qytetarët. Eugen Cakolli nga ky institut tha se që nga 15 prilli, Kuvendi jo vetëm që po tallet me veten, por edhe me qytetarët e Kosovës.
Në seancën e së dielës, Kuvendi dështoi sërish të zgjedhë kryeparlamentarin, pasi kandidatura e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje mori vetëm 57 vota, njëjtë si në seancat e mëparshme.
“Kuvendi vazhdon të tallet, jo vetëm me veten, por edhe me qytetarët. Edhe sot, një të diel, një tjetër seancë për pesë minuta ‘punë’ – pa asnjë ndryshim real. Me shumicën e deputetëve që vonohen pa asnjë ndjesi urgjence, sepse nuk kanë as ngutje, as vullnet për ta zgjidhur ngërçin”, shkroi Cakolli në Facebook.
Sipas tij, për të pasur një marrëveshje reale, do të duhej të vëreheshin ndryshime në deklaratat dhe narrativën publike, sidomos nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Deri atëherë, shfaqja teatrale vazhdon. Me aktorët e njëjtë, rolet e njëjta dhe një fund të njohur. Fatkeqësisht, edhe me spektatorë që ende presin fund tjetër – nga e njëjta kastë dhe i njëjti skenar,” përfundoi ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












