Lajme
Vaksina Johnson & Johnson dështon tri herë më shpesh se Pfizer
Johnson - & - Johnson është e vetmja vaksinë e miratuar deri më tani në BE që, sipas Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), kërkon vetëm një dozë
Ekspertët dhe autoritetet shëndetësorë po vërejnë dështime në rritje te rastet e vaksinimeve me vaksinën Johnson & Johnson.
Deri më tani, në 6,106 raste njerëzit janë sëmurë pavarësisht mbrojtjes së plotë që premton vaksina në fjalë, njofton Instituti Robert Koch (RKI) në raportin e tij aktual javor, shkruan srf.ch.
Sipas RKI, rreth tre milionë njerëz në Gjermani kanë marrë vaksinën Johnson & Johnson deri më tani, transmeton albinfo.ch. Për çdo milion njerëz të vaksinuar, sipas një vlerësimi të përafërt kanë ndodhur 2000 dështime të vaksinimit.
Për krahasim: Për njerëzit që kanë marrë vaksinën më të përdorur në Gjermani – Biontech / Pfizer – e cila jepet në dy doza, kanë ndodhur 675 dështime për milion njerëz që ishin vaksinuar plotësisht.
Duhet theksuar me këtë rast se vaksina nga Johnson – & – Johnson është e vetmja vaksinë e koronës e miratuar deri më tani në BE që, sipas Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), kërkon vetëm një dozë.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!