Lajme
Dështim teknik në hapësirën ajrore britanike, kufizime në fluturime
Hapësira ajrore britanike është prekur nga një dështim teknik, deklaroi ofruesi kryesor i shërbimit të kontrollit të trafikut ajror të vendit.
Shërbimet Kombëtare të Trafikut Ajror (NATS) thanë se po përjetonin një “problem teknik” dhe kanë zbatuar kufizime të qarkullimit të trafikut për të ruajtur sigurinë.
“Aktualisht jemi duke përjetuar një problem teknik dhe kemi zbatuar kufizime të qarkullimit të trafikut për të ruajtur sigurinë. Inxhinierët po punojnë për të gjetur dhe rregulluar defektin. Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të shkaktojë”, thuhet në një deklaratë, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, linja ajrore Loganair ka paralajmëruar klientët se vonesat mund të ndodhin si një “dështim në gjithë rrjetin” që ka prekur sistemet e kontrollit të trafikut ajror të hënën në mëngjes.
Linja ajrore me bazë në Glasgow postoi në X, dikur Twitter: “Kishte një dështim në gjithë rrjetin në sistemet kompjuterike të kontrollit të trafikut ajror në Mbretërinë e Bashkuar këtë mëngjes”.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?