E-Diaspora

Dëshmitarët e Jehovait “në gjah” pas shqiptarëve në Zvicër

Në Cyrih, Dëshmitarët e Jehovait po promovojnë aktualisht tek komunitetet e huaj. Ajo se çfarë kanë të bëjnë Trump, Brexit dhe Koreja e Veriut me ta, shpjegon eksperti i sekteve Georg Otto Schmid.

Misionarët e Dëshmitarëve të Jehovait janë duke bërë përpjekje të mëdha për të bërë për vete brezin e dytë të migrantëve në qytetin e Cyrihut. Ata cingërrojnë në çdo derë ku është i shënuar ndonjë emër i shqiptarit apo portugezit duke shpërndarë fletushka që janë të shkruara në gjuhën përkatëse. Albulena, për shembull, në kutinë e saj postare gjeti një fletushkë me informacion rreth mbajtjes së kongreseve të kësaj bashkësisë fetare. Mikesha e saj dhe bashkatdhetare, Leonora e kishte hapur derën për tu thënë atyre “që të shkojnë sa më larg”. Megjithatë, ajo e ruajti fletushkën për mbajtjen e kongreseve që i organizojnë jashtë vendit.
Edhe tek Lena dhe miku i saj portugez Jose, gjithashtu kishin cingërruar anëtarë të kësaj bashkësie fetare. Burri dhe gruaja filluan të flasin me ta në gjuhën portugeze, ndërsa ata u dorëzuan fletushka në gjuhën e tyre amtare. Në zilen e apartamentit të përbashkët gjendet emri që tingëllon si portugez.
Është krejt e mundur, që Dëshmitarët e Jehovait të marrin në fokus personat ë një gjuhe të veçantë, thotë eksperti kulti Georg Otto Schmid për portalin “Watson”, përcjell Albinfo.ch. Një dyshim të ngjashëm e ka edhe ekpsrti Christian Rossi, nga “Infosekta”: “Për arsye të rrethanave zvicerane, pasi në Zvicër ka relativisht shumë emigrantë nga Kosova dhe Portugalia dhe këto grupe gjuhësore nuk mund të përpunohen shpesh për shkak të mungesës së stafit, më pas i është kushtuar vëmendje në intervale të rregullta”.
Zyra e shtypit e bashkësisë fetare nuk jep shumë informata. Sipas zëdhënësit Wolfram, Dëshmitarët e Jehovait, “gjithnjë bëjnë përpjekje për të kontaktuar çdo person në gjuhën e tyre amtare me mesazh biblik”.
Eksperti Schmid megjithatë pohon se ky komunitet në Zvicër, është duke u rritur vetëm për shkak të departamenteve të tyre gjuhë të huaj: “Shumë njerëz me prejardhje migrimi kërkojnë qasje, janë të vetmuar dhe nga Dëshmitarët e Jehovait veçanërisht të ndjeshëm”. Nga ana tjetër, për shumë zvicerane, komuniteti i tillë ka një imazh të keq.
Se shumica e shqiptarëve janë myslimanë, për komunitetin nuk luan ndonjë rol të madh, vazhdon më tej Schmid: “Dëshmitarët e Jehovait, me mesazhet e tyre duan të infiltrohen edhe tek joanëtarët. Ata nuk brengosen nëse dikush është ateist, i krishterë, hindu ose mysliman. Sipas tyre, ne jemi të gjithë në rrugën e gabuar dhe kemi nevojë për ndihmë. Aktiviteti i tyre “do të thjeshtojë, këtë mision hyjnor” të komunitetit në mbarë botën, konstaton eksperti. “Mjafton vetëm një telefonatë tek vëllezërit dhe motrat në selinë e Nju Jorkut, për të dërguar fletushka në çdo gjuhë të imagjinueshme”.