Lajme
Deshire Shehu, për të dytën herë asambliste në komunën Knittelfeld të Austrisë
Në vitin 2015 ajo ishte zgjedhur për herë të parë asambliste, ndërsa të dielën, shqiptarja nga Fushë Kruja fitoi edhe një mandat tjetër pesë vjeçar
Deshire Shehu ka fituar për të dytën herë zgjedhjet komunale që janë mbajtur të dielën në landin Steiermark në Austri. Ajo është zgjedhur asambliste për Këshillin Komunal të Knittelfeldit.
Ajo ishte pjesë e 10-të personave të parë në listën e partisë SPÖ, e cila parti në këtë komunë triumfoi me 58,97 % duke fituar 20 vende në asamble, shkruan Albinfo Austria.
“Është një ditë shumë e lumtur për ne. Kemi fituar absoluten. Pas 20 vitesh, partia SPÖ fiton sërish 20 vende. Kjo është një fitore e madhe”, thotë ajo për Albinfo Austria, teksa falënderon të gjithë votuesit dhe partinë për përkrahjen.
“Falënderoj të gjithë ata që besuan dhe votuan për ne. Po ashtu falënderoj edhe Albinfo.at për përkrahjen e madhe. Është një fitore për të gjithë ne dhe do të mundohem të jam zë i të gjithëve”, thekson ajo.
Deshira është nga Fushë Kruja dhe prej vitit 1997 jeton në Austri. Në Knittelfeld ajo ka mbaruar shkollën e Infermierisë ku edhe punon në spitalin e këtij qyteti. Që prej shumë vitesh është anëtare e Partisë Socialdemokrate – SPÖ. Në vitin 2015 zgjidhet për herë të parë asambliste, ndërsa të dielën ajo fitoi edhe një mandat tjetër pesë vjeçar.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës