Zhvillim
Deri tash, vetëm 837 viza pune për 6 vendet e Ballkanit!
Vetëm nga fillimi i janarit e deri në fund të shkurtit janë ndarë 2932 pajtime për punë (nga punëdhënësit gjermanë) në bazë të të cilave janë bërë kërkesat për viza
Hapja e tregut gjerman të punës për migrantët nga Ballkani Perëndimor, për çfarë Qeveria Federale pati vendosur nga fundi i vitit të kaluar, po ecën me hapa të ngadaltë. Brenda tre muajve, nga fillimi i dhjetorit të vitit të kaluar e deri në fund të shkurtit të këtij viti, autoritetet gjermane kanë ndarë gjithsej 837 viza pune për qytetarët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, marrin vesh mediet gjermane nga Ministria Federale e Punës.
Ndërkohë, interesimi i njerëzve në vendet e përmendura por edhe interesimi i punëdhënësve gjermanë për ta, është dukshëm më i madh, transmeton albinfo.ch. Sipas Agjencisë Federale të Punës, vetëm nga fillimi i janarit e deri në fund të shkurtit janë ndarë 2932 pajtime për punë (nga punëdhënësit gjermanë) në bazë të të cilave janë bërë kërkesat për viza.
Hapjen e tregut të punës për Ballkanin Perëndimor, qeveria gjermane e kishte vendosur në tetor të vitit të kaluar si pasojë e ashpërsimit të të drejtës së azilit. Bëhet fjalë për kohën kur edhe Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi qenë shpallur vende të sigurta të prejardhjes. Para tyre këtë status e kishin marrë edhe Serbia, Bosnja dhe Maqedonia, përcjell albinfo.ch. Dhe si kompensim për këtë kufizim të të drejtës së azilit, mendohej t`u dilej në ndihmë gjashtë vendeve të përmendura duke u mundësuar migrim legal, pavarësisht nga kualifikimet e tyre.
Por, si kusht për një leje të shkuarjes në Gjermani për të punuar është pasja e një marrëveshjeje konkrete pune ose kualfikimi me kushtet gjermane të pagesës dhe një leje nga Agjencia Federale e Punës.
Ministrja federale e punës, Andrea Nahles (nga SPD) fllimisht kishte deklaruar se brenda vitit do të mundësohej ardhja me viza pune e rreth 20 mijë qytetarëve nga Ballkani Perëndimor.
Ndërsa federata e punëdhënësve e Gjermanisë kishte pasur që nga fillimi vërejtje ndaj gjithë kësaj iniciative të ardhur nga qeveria. Sipas saj, një hapje e tillë nuk përkonte me nevojat e tregut të punës në Gjermani dhe më realiste do të ishte të përgatiteshin për tregun e punës azilkërkuesit me gjasa më të mëdha për të mbetur në Gjerman.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve