Kosova
Deri tani 9440 kërkesa për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit janë pranuar nga diaspora
Elezi: 716 kërkesa u refuzohen mërgimtarëve
Tashmë dihet se partitë politike, si ajo në pushtet Lëvizja “Vetëvendosje”, por edhe partitë opozitare, kanë filluar fushatën në diasporë për të takuar e kërkuar votat nga mërgimtarët për zgjedhjet e shkurtit 2025, përcjell albinfo.ch.
Kohët e fundit, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ai i cili po qëndron nëpër vendet evropiane, për të folur me bashkatdhetarët për të siguruar përsëri vota nga ta.
Ngjashëm në diasporë po angazhohen edhe partitë opozitare, si: LDK, PDK e koalicioni AAK-NISMA.
Në zgjedhjet e fundit qendrore të vitit 2021 mbi 55 mijë bashkatdhetarë kishin votuar, derisa shumicën e atyre votave i kishte fituar Lëvizja “Vetëvendosje”, apo mbi 44 mijë vota.
Elezi: 9440 kërkesa janë pranuar nga diaspora
Më 29 gusht 2024 është hapur aplikimi për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovë për zgjedhjet e reja, i cili do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.
Mbi 9400 kërkesa nga mërgimtarët për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë regjistruar, derisa mbi 8 mijë janë aprovuar.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Deri më tani përmes platformës elektronike janë pranuar rreth 9,440 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 8,716, ndërsa 716 të tjera janë refuzuar. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”, deklaroi Elezi.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave, rritja ndikon si në ndërtim, ashtu...
-
A janë zviceranët dorështrënguar?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës