Lajme
Deri në 400 milionë dollarë mund të kushtojë rindërtimi i urës së Baltimores
Pas shembjes, ekspertët kanë deklaruar se rindërtimi i urës së shembur të Baltimores, Francis Scott Key, mund të zgjasë nga 18 muaj deri në disa vjet, ndërsa kostoja mund të jetë së paku 400 milionë dollarë ose më shumë se dyfishi.
Sipas analizave që janë bërë deri më sot, gjithçka varet nga faktorë që janë ende kryesisht të panjohur, të cilët variojnë nga projektimi i urës së re, deri te mënyra se si zyrtarët e qeverisë mund të lëvizin me shpejtësi në burokracinë e miratimit të lejeve dhe dhënies së kontratave, transmeton albinfo.ch.
NBC News ka raportuar se një profesor inxhinierie në Universitetin Johns Hopkins ka thënë se projekti mund të zgjasë pesë deri në shtatë vjet, teksa të tjerët janë më optimistë për afatin kohor të mundshëm: Sameh Badie, një profesor inxhinierie në Universitetin George Washington, ka deklaruar se projekti mund të zgjasë nga 18 muaj deri në dy vjet.
Ndryshe, ura Francis Scott Key u shemb të martën dhe si pasojë e shembjes kanë mbetur të vdekur gjashtë anëtarë të një ekuipazhi.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik