Lajme

Deri në 2000 ukrainas mund të kërkojnë strehim në Zvicër

Ndërsa kriza në Ukrainë nuk ka rrjedhur ende në ndonjë migrim në Zvicër, në varësi të kohëzgjatjes dhe intensitetit të luftës, disa qindra ose deri në 2,000 njerëz mund të kërkojnë strehim në Zvicër, sipas vlerësimeve aktuale të qeverisë.

Në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme, emigrantët nga Ukraina ka të ngjarë të shkojnë kryesisht në shtetet e BE-së, të Polonisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Rumanisë, me të cilat Ukraina ndan kufij, tha të shtunën Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM), përcjell albinfo.ch.

Tutje u tha se shtetet më të mundshme për t’u prekur janë ato në të cilat tashmë jetojnë shumë ukrainas. Diaspora ukrainase në Zvicër është relativisht e vogël në krahasim me atë në vendet e tjera evropiane, me rreth 7,000 njerëz, sipas SEM. Megjithatë, për shkak të situatës së paqartë dhe në ndryshim të shpejtë në Ukrainë, SEM tha se nuk ishte e mundur të bëhej një vlerësim përfundimtar – situata po analizohet në vazhdimësi, përcjell tutje albinfo.ch.