Kosova

Deri në 1 kilometër kolonë në Merdarë, pritjet mbi 3 orë

Me përfundimin e festave të fundvitit, bashkatdhetarët kanë rimarrë rrugën për në mërgim.

Kjo ka bërë që disa pika kufitare në dalje të Republikës së Kosovës të jenë më të ngarkuara.

Nga përditësimi i orës 23:03 i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëhet e ditur se pika kufitare me fluksin më të madh është Merdara, aty ku kolona ka arritur në 1 kilometër, dhe pritjet variojnë nga 180 deri në 200 minuta.

Në kraahsim me pikat tjera, pak më të ngarkuara janë edhe Dheu i Bardhë dhe Muçibaba, ku kolona është 200 metra dhe pritjet janë deri në gjysmë ore.

Ndërkaq, pikat e tjera kufitare janë të lira për qarkullim dhe pritjet janë deri në 5 minuta, aq kohë sa mund të marrë kontrolli rutinor administrativ.