Lajme
Deri më tani janë regjistruar 22.253 njerëz nga diaspora
Referuar mediave maqedonase, sot deri në orën 8 në mëngjes, përmes aplikacionit për vetëregjistrimit të Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS) janë regjistruar gjithsej 22.253 persona. Diaspora është duke përdorur aplikacionin për vetëregjistrim pa probleme, ndërsa ESHS tashmë ka lëshuar një paralajmërim se çdo person që përpiqet të keqpërdorë aplikacionin, duke përfshirë futjen e të dhënave të rreme, do të dënohet në përputhje me ligjin, raporton Meta, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se përveç diasporës, pa pengesa po zhvillohet edhe procesi që tashmë ka filluar i pararegjistrimit të personave në institucionet ndëshkuese-korrigjuese, personave të pastrehë, personave të angazhuar në Armatë, në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore dhe përfaqësuesit në institucionet ndërkombëtare, si dhe vetëregjistrimi i atyre që qëndrojnë jashtë shtetit.
Ndërkohë, po bëhen përgatitjet për fazën kryesore të regjistrimit nga 1 prilli deri më 21 prill. Nën moton “Këtu jetoj, vendos, ekzistoj”, filloi fushata për kryerjen e regjistrimit të ardhshëm. Fushata u krijua dhe zbatua nga Agjencia për realizim të të drejtave të komuniteteve në vend, me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.
Në fushatë janë përfshirë edhe përfaqësues të bashkësive etnike në vend, e me të qytetarët do të informohen për regjistrimin e ardhshëm.
ESHS e ka filluar trajnimin disa ditor, që do të zgjasë deri më 7 Mars, e në të cilin do të trajnohen 150 instruktorë shtetërorë, të cilët janë gjithashtu nga radhët e punonjësve të Entit shtetërore të statistikave. Në trajnim, përveç pjesës teorike do të ketë edhe ushtrime praktike. Pas përfundimit të trajnimit, instruktorët shtetërorë e kanë detyrim të mbajnë trajnim për anëtarët e komisioneve të rajoneve të regjistrimit dhe të instruktorëve rajonalë.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë