Kosova
Deri më 7 shtator Italia vazhdon të jetë e mbyllur për Shqipërinë dhe Kosovën
Është bërë e ditur se gjatë orëve të natës, Këshilli i Ministrave i qeverisë Conte ka miratuar një dekret të ri përsa i përket masave të ruajtjes së shëndetit publik nga coronavirusi, përcjell albinfo.ch.
Sipas kësaj, është parashikuar të shtyhen limitet e lëvizjes nga për në Itali i atyre vendeve të cilat janë parashikuar në dekretet e mëparshme.
Konkretish nuk lejohen të hyjnë në Itali apo të udhëtojnë persona që nuk i përkasin territorit të BE-së apo të Shcengen ku përfshihet dhe Shqipëria.
Po ashtu, janë ndaluar kategorikisht udhëtimi i personave që vijnë nga vendet që i përkasin një liste prej 16 shtetesh ku përfshihen Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina.
Do të ndalohet hyrja në territorin italian të personave që gjatë 14 ditëve te fundit kanë udhëtuar e tranzituar në këto 13 vendet:
Armenia, Bahrein, Bangladesh, Brasile, Bosnia Herzegovina,Kili, Kuvajti, Maçedonia e Veriut, Moldova, Omani, Panama, Peruja, Republika Domenikane.
Lejohen të hyjnë në Itali personat që janë shtetas italianë apo që kanë pasaporta italiane apo leje qëndrimi të gjatë.
Në këtë dekret të ri është përcaktuar që këto rregulla të zgjasin deri më 7 shtator 2020.
Në këto masa përfshihen dhe zhvillimi i evenimenteve sportive me tifozë ku ende nuk do të lejohen deri në një vendim të dytë.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch