Kosova
Deri më 26 dhjetor, vazhdon periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve nga jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se po vazhdon periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Kjo periudhë ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.
Sipas njoftimit për media, gjatë kësaj periudhe, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, transmeton albinfo.ch.
“Aplikimin e tyre mund ta bëjnë përmes platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org ose përmes postës në kutinë postare të KQZ-së.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, në momentin e regjistrimit votuesit mund të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit:
- Të votojë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës;
- duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ në Kosovë;
- duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës”, thuhet në njoftim.
Tutje, njoftimi bën të ditur se në rast të plotësimit të numrit maksimal të votuesve në përfaqësi diplomatike, sipas parimit të kohës së aplikimit, aplikuesi do të udhëzohet për regjistrim për mënyrat e tjera të votimit përmes postës.
“Informacionet më të detajuara janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Votuesit > Votimi jashtë Kosovës, ose në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/votimi-jashte-kosoves/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, fillimisht duke u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe më vonë duke votuar”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra Viti i ardhshëm do të shënojë një rekord për industrinë ajrore me 5.2 miliardë pasagjerë. Çmimet...
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri