Kosova

Dërgohet në gjykatë një nga të arrestuarit për sulmin në Zubin-Potok

Është dërguar para trupit gjykues i dyshuari për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, që u arrestua të dielën mbrëma.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Ajo tha se seanca dëgjimore është caktuar të mbahet sot, prej orës 10:30.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur granata dore, armë e municione. Me urdhër të prokurorit, atij i ishte caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Njëri prej të dyshuarve është dërguar në paraburgim ditë më parë.