Zhvillim
Dërgesat e huaja bien për 0.33%
Kosovarët që jetojnë jashtë vendit preferojnë të përdorin operatorët e transferimit të parave në vend të bankave për të dërguar të holla për të afërmit që jetojnë në Kosovë
Dërgesat e huaja në Kosovë kanë rënie deri në 0.33 % nga viti në vit, në 59.2 milionë euro, treguan të dhënat e Bankës Qendrore, shkruan albinfo.ch.
Në gjysmën e parë të vitit, dërgesat e huaja në Kosovë kishin një rënie prej 2.7 % në 329.7 milionë euro, të dhëna që u publikuan në faqen e internetit të Bankës Qendrore, bën të ditur ‘seenews’, portal që merret me ekonomi.
Kosovarët që jetojnë jashtë vendit preferojnë të përdorin operatorët e transferimit të parave në vend të bankave për të dërguar të holla për të afërmit që jetojnë në Kosovë.
Pjesa më e madhe e dërgesave ka origjinën në Gjermani, e ndjekur nga Zvicra.
Sipas regjistrimit të popullsisë, në vitin 2015, Kosova kishte një popullsi prej 1.77 milionë njerëz. Sipas informacioneve të fundit në dispozicion, kosovarët që jetojnë jashtë vendit në vitin 2014 numërohen të jenë më shumë se 700,000 mijë, kurse 35 % e tyre jetojnë në Gjermani.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip? Rastet e gripit janë rritur në Zvicër në javët e fundit, me shumë njerëz që shfaqin...
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?