Lajme
Dërgesat e emigrantëve të Maqedonisë, më të lartat në Evropë
Sipas raportit zyrtar të Bankës Popullore të Maqedonisë, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Maqedonia është radhitur në vendin e parë për dërgesat e të hollave nga 21 vende dhe vende të eurozonës, të cilët me mbi 600 milionë euro mbulojnë në masë të madhe deficitin tregtar të vendit, që në nëntë muajt e parë të këtij viti ka arritur vlerën prej 1 miliardë e 473 milion euro, shkruan gazeta KOHA, në Maqedoni.
Emigrantët, sipas të dhënave zyrtare të Bankës Popullore të Maqedonisë, në gjashtë muajt e parë të vitit në Maqedoni kanë dërguar të holla në vlerë prej 8.7 për qind të bruto prodhimit vendës.
Vitin e kaluar bruto prodhimi vendës, sipas Entit të Statistikës të Maqedonisë ishte rreth 6.6 miliardë euro dhe paraqet zvogëlim në krahasim me një vit më parë për 0.6 për qind.
Në vitin 2009, sipas Bankës Popullore të Mqedonisë, dërgesat e emigrantëve merrnin pjesë me 16.8 për qind në bruto prodhimit vendor, në vitin 2008 ato ishin 14.6 për qind dhe në vitin 2007 transfertat e të hollave të emigrantëve nga jashtë ishin 17 për qind të BPV-së.
Në Maqedoni, përveç Bankës Popullore, që vitet e fundit regjistron dërgesat nga jashtë, institucionet e tjera si Enti i Statistikës, nuk e regjistrojnë dërgimin e të hollave të mërgatës.
Sipas të dhënave të Entit të Statistikës, deficiti tregtar i Maqedonisë në nëntë muajt e parë të këtij viti ka arritur në 1 miliardë e 473 milionë euro, duke u rritur kështu për 11.1 për qind në krahasim me një vit më parë.
Importi i vendit në periudhën janar-shtator 2010 kishte vlerën prej 2.32 miliardë dollarë, ndërsa importi i Maqedonisë në nëntë muajt e parë të këtij viti ishte 3.8 miliardë dollarë, kurse eksporti është 61.2 për qind.
Deficiti tregtar i Maqedonisë me vendet e jashtme rritet në vazhdimësi gati dy dekada, ndërsa vitin e kaluar ishte rreth 2.4 miliardë dollarë.
Megjithëse Maqedonia, ende nuk ka shifër zyrtare të numrit të mërgimtarëve që jetojnë jashtë vendit, besohet vetëm në shtetet e Evropës perëndimore jetojnë rreth 150 mijë mërgimtarë, kryesisht shqiptarë.
Migrimi nga Maqedonia kryesisht ka filluar në vitet e ’60-ta të shekullit të kaluar, kur shumë shqiptar për shkaqe ekonomike, por edhe politike u detyruan të largohen nga vendi, kështu tani është krijuar i ashtuquajturi brez i tretë i mërgimtarëve.
Viteve të fundit nuk e kemi migracionin politik, por atë ekonomik dhe sërish shqiptarët përbëjnë numrin më të madh, kurse maqedonasit, përjashtuar numrin e vogël të mërgatës së hershme në Australi dhe Amerikë, tani kryesisht janë të orientuar në punë të përkohshme sezonale, përfundon gazeta KOHA.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka zbuluar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel....
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve
-
Zvicra mund të ndërtojë termocentrale të reja bërthamore
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Si mund të humbasin pronarët e shtëpive të dyta në Zvicër në ligjin e ri tatimor?