Bota
“Der Spiegel” zbulon disa nga ministrat e qeverisë së ardhshme gjermane, MJ do të jetë Heiko Maas
Ish ministri i drejtësisë gjermane, Heiko Maas (SPD), sipas informacioneve të “Der Spiegel”, do të jetë ministri i ardhshëm i jashtëm.
Një ngjitje në karrierë për 51 vjeçarin, Maas, i cili tashmë do të zëvendësojë Sigmar Gabriel-in si shef i diplomacisë gjermane. Kjo rokadë vjen pasi Gabriel ishte shprehur kundër pjesëmarrjes së tij në qeverinë e re gjermane, përcjell albinfo.ch. Kjo pritet të jetë një sfidë e madhe për politikanin Maas, pasi deri tani nuk është marrë me politikën e jashtme.
Lajmi pritet të zyrtarizohet të premten. “Ai do të veprojë në mënyrë ekselente,” tha shkurt Gabriel-i për pasardhësin e tij. Përveç ish ministrit të jashtëm, edhe ish ministrja e ambientit, Barbara Hendricks, nuk ka dashur të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme. Për “Rheinischen Post” ajo është shprehur se po lë detyrën me një “ndjenjë të bukur”.
Ndërsa ministrja e re e familjes, do të jetë kryetarja e Berlin-Neukölln, Franziska Giffey.
Gjermania për katër vitet e ardhshme do të ketë një qeveri gjithpërfshirëse mes konservatorëve CDU-CSU dhe të majtët SPD. Një pjesë e hierarkisë së partisë së fundit nuk ka mbështetur një koalicionim të tillë, andaj ata janë tërhequr nga mbështetja e qeverisë së ardhshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih