Kosova
‘Der Spiegel’ lavdëron kryeministrin Haradinaj, godet BE-në dhe Mogherinin
Javorja gjermane me ndikim që tradicionalisht ka qenë e ashpër me komandantët e luftës në Kosovë duke shkruar se ata janë të ndërlidhur me krimin e organizuar, i ka bërë një portet pozitiv Ramush Haradinajt duke e përmendur refuzimin e tij për ta hequr taksën. Gazeta gjermane shkruan se Hashim Thaçi ka mbetur i vetëm në idenë për korrigjimin e kufijve, ndërsa godet BE’në dhe Federica Mogherinin që po dështon ti ofrojë qartësi Kosovës për çështjen e bisedimeve dhe vizave. Intervista është publikuar në tërësi nga Kryeministri Haradinaj në rrjetin e tij social Facebook.
Një pjesë e artikullit:
Njëzet vite pas intervenimit të NATO-s situata mes Serbisë dhe ish provincës së saj vazhdon të jetë e tensionuar. Mini-republika vazhdon të jetë një vatër krize.
Komandanti i dikurshëm i rebelëve në ndërkohë që mban uniformën e burreshtetasit e cila i rrin perfekt: me këpucë me masë, garderobë të errët, mansheta. I rrethuar nga oborrtar me shikime të frikësuara Ramush Haradinaj pret në Prishtinë në selinë e Qeverisë së Kosovës.
Po të mos ishte Haradinaj dhe shokët e tij, ndoshta nuk do të ekzistonte sot Republika më e re e Europës. Nën pseudonimin “Smajl” ai ishte udhëheqësi i një pjese të kryengritësve të UÇK-së në kulmin e kryengritjes së shqiptarëve etnikë kundër pushtuesit serb në Kosovë. Sot ai është shef i Qeverisë së shtetit të tij që po kërkon vend në Europë.
Njëzet vite pas bombardimeve të NATO-s me të cilat me 24 Mars të vitit 1999 u arrit tërheqja e dhunshme e forcave të armatosura jugosllave, Kosova vazhdon të jetë fëmiu i brengës në Balllan. Mini-republika e cila nuk i ka as 2 milion banorë me 90 përqind shqiptarë në të edhe sot e kësaj dite nuk njihet nga 80 shtete, mes tyre edhe 5 anëtare të BE-së. Kjo pasiguri po e frenon vendin. Si kombit të vetëm europian kosovarëve bashkë me shtetasit e Bellorusisë, u duhet një vizë për të udhëtuar në Zonën e Schengenit. Çdo i treti qytetar është i papunë, transmeton kk, përcjell albinfo.ch
Prej së voni në Ballkan ka filluar një diskutim për të cilin më tash besohej që ka përfunduar rreth shtrirjes së kufinjëve: politikanët kryesorë shqiptarë janë në zënkë për atë nëse Beogradit duhet dhënë pjesën e dominuar serbe të veriut për çmimin e njohjes. Presidentët e Serbisë dhe Kosovës kanë diskutuar nën mbikqyrjen e shefes së BE-së për diplomaci Federica Mogherini. Kryeministri Haradinaj i refuzon këto plane. Të gjitha janë ligësi të rrezikshme: “Tragjeditë në Ballkan kanë patur gjithmonë të bëjnë me kufi- kush i hap këto çështje, përgatit tragjedi të reja”, thotë ai.
Më shumë se 13 000 njerëz kanë vdekur mes Shkurtit 1998 dhe Qershorit 1999. Haradinaj i njeh këto tmerre të luftës së Kosovës. Dy herë ish Komandanti ka qëndruar vet para Tribunalit për Krime të Luftës në Hagë. Bëhej fjalë për krime kundër njerëzimit, mes tjerash vrasje dhe dhunime. Në fund, dy herat u lirua. “Kam bërë atë që ishte e nevojshme”, thotë Haradinaj duke shikuar në atë kohë sikurse të mos ketë përjetuar asgjë. Gjatë luftës por edhe mëpas e tëra ishte sesi të “mbijetohej në një shoqëri pa ligje”. Edhe sot, në uniformën e burrshtetasit, Haradinaj është një luftëtar. Me taksën prej 100 përqind për prodhimet serbe ai po provon ta nxjerr njohjen e Kosovës nga Qeveria në Beograd- dhe me këtë edhe e po provokon forcën mbrojtëse amerikane kundër tij.
Kush ndez në Kosovë, në fushën historike të Manastireve ku sipas miteve serbe është djepi i historisë së kombit, atëherë rrezikon një zjarr që nuk mund të kontrollohet. Dhe megjithatë: Federica Mogherini dhe Këshilltari i Trumpit, John Bolton, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq- të gjithë këta po provojnë që veriun e Kosovës t’ia lënë Serbisë kurse pjesën e banuar me shqiptarë të Luginës së Preshevës t’ia japin Kosovës. Edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po angazhohet për këtë- mirëpo qëndron bukur i vetmuar në vendin e tij me këtë përpjekje.
Rregullli i pashkruar por për këtë kjo marrëveshje bukur e respektuar që të ruhen dhe mos preken kufinjtë e brendshëm jugosllav, po vihen në pikëpyetje- një presendencë kjo e rrezikshme. Kush do të mund të ndalonte një bashkim të serbëve të Bosnjes me Beogradin apo të shqiptarëve të Maqedonisë Veriore me Tiranën?
Ai që shkon në Veri të Kosovës do të sheh përtej Urës së Ibrit Pankarta në të cilat Presidenti i Rusisë dhe Serbisë, Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq janë së bashku dhe mbi ta është mbishkrimi: “Ne jemi vëllezër- Zoti është me neve”. Betime në adresën e popujve vëllezër nuk janë vetëm pjesë e folklorit serb por edhe pjesë e kalkulimeve gjeostrategjike.
Në Kosovë toni është ashpërsuar: trupat e dikurshme të Mbrojtjes mund të shëndërrohen në një armatë të rregullt prej 5000 ushtarësh. Deri më tashti ishte NATO ajo që është përkujdesur për sigurinë në vend- Sekretari Gjeneral i saj Jens Stoltenberg tërheq vërejtjen për “tronditje të rënda” në marrëdhëniet me Aleancën.
Dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është i hidhëruar për atë që ai e quan si taktikë pritjeje të BE-së dhe në ndërkohë edhe kërcënon që vëllezërit shqiptarë të Kosovës mund t’i marrë në shtetin amë. Një të parë të shtetit dhe një politikë të jashtme të përbashkët, kështu thotë Rama, janë një alternativë serioze kundruall anëtarësimit në BE.
Në Tropojën e harruar nga Zoti, në pjesën e Shqipërisë, dy burra pranë varrezave, pa u hamendur tregojnë varrin e një Luftëtari të UÇK-së i cili kishte dhënë jetën në atë pjesë të kufirit vëllau i të cilit mëpas pranë varrit të tij kishte vendosur kokat e dy ushtarëve të vrarë serbë. Fotografitë e tregojnë këtë ritual rrënqethës.
Në Qeveri në Prishtinë për këtë thuhet që natyrisht që duhet të hetohet nëse ka patur krime edhe nga pala shqiptare në luftë. Gjithsesi kjo po e harxhon durimin tek popullata shqiptare. Qysh në vitin 2008 nën regjinë e OKB-së ishte hetuar, më vonë edhe nga Tribunali i OKB-së për krime lufte në Hagë dhe Misioni i Eulex-it dhe tash kur edhe njëherë po provohet të hetohet e vërteta për UÇK-në përmes një gjykate speciale kjo është rraskapitëse.
“Ne duhet të ecim para- Status Quo në Kosovë është kritike- ose duhet të përmirësohen marrëdhëniet mes dy vendeve ose çdo gjë mund ta merr lumi”.
Derisa BE po e huq që në Kosovë të tregojë kahjen dhe nuk përfaqësohet e përbashkët deri atëherë shtegu do të vazhdojë të hartohet në Washington.
Synimet e europianëve, ankohet Kryeminisri i Kosovës, krahasuar me ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë vështirë të deshifrueshme: “Kur njerëzit tanë në Janar udhëtuan në Bruksel tek Mogherini, ata me vete kishin një draft prej 30 faqesh për zgjidhjen e konfliktit”. Dhe çfarë morën si kundërshpërblim nga negociatorja e BE-së? “Asgjë”, thotë Haradinaj, “pos kafes dhe ujit, gjithsesi gratis”.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra