Integrimi
Der Bund: “SVP-UDC po ndërsen zviceranët kundër bashkëqytetarëve të vet”
“Nazmi Jakurti është kosovar. A do të thotë kjo se ai therë zviceranë? Natyrisht që jo”
Gazeta e Bernës “Der Bund” ka botuar dje një artikull të gjatë ku portreton Nazmi Jakurtin, zyrtar sindikal, jurist dhe mediator interkulturor në Zvicër. “Si kosovar, juristi Nazmi Jakurti ndjehet i goditur drejtpërdrejtë nga fushata më e re e SVP-së që shënjestron kosovarët”. Kjo fushatë, shkruan “Der Bund”, ka bërë që madje edhe një numër eksponentësh të SVP-së të distancohen publikisht.
“Nazmi Jakurti është kosovar. A do të thotë kjo se ai therë zviceranë? Natyrisht që jo. Jakurti bën pjesë në mesin e “pjesës më të madhe” të kosovarëve të Zvicrës, të cilët deputeti nacional i SVP-së, Ulrich Giezedanner, i ka cilësuar së fundi në “Der Sonntag” si “të ndershëm dhe të integruar mirë”, shkruan “Der Bund”.
Nazmiu ka ardhur në Zvicër para 25 vitesh. Pas punëve të ndryshme që ka punuar për të mbajtur familjen, ai ka bërë një master në Universitetin e Lucernit dhe prej 8 vitesh punon për sindikatën Unia.
“Është jashtëzakonisht pikëlluese për mua, të shoh këto afishe”, thotë ai, duke pasur ndërmend materialet propaganduese të fushatës së SVP-së. “Mjerisht, ne tashmë ngadalë jemi mësuar me rolin e fajtorit kujdestar”.
Sipas Jakurtit, fushata më e re e SVP-së është “më brutale se gjithçka që kemi parë deri më tash”. Kjo nxitje që bën ajo është jo vetëm irituese por edhe e rrezikshme. Kur dihet se 40.000 kosovarë kanë shtetësinë zvicerane, mund të thuhet se SVP po ndërsen zviceranët kundër bashkëqytetarëve të vet. Kosovarët janë luajalë dhe mirënjohës ndaj Zvicrës”, thotë Jakurti.
Ai pastaj, duke folur rreth akteve të dhunës në Pfäffikon dhe Interlaken thotë se, të mërzitur dhe të zemëruar kanë reaguar rreth tyre të gjithë shqiptarët që ka takuar. “Edhe pse secili prej nesh e ka të qartë se ne, si komunitet ,nuk mund të bëjmë asgjë në këtë drejtim, të gjitha organizatat relevante kosovare i kanë dënuar ashpër aktet e përmendura”. Por, Jakurti thotë se e ka ditur që nga fillimi se këto veprime, ashtu sikurse dhe më parë, do të shfrytëzoheshin për qëllime politike.
Megjithatë, Nazmi Jakurti e sheh edhe një aspekt pozitiv në gjithë këtë grumbull të këqijash. “Përveç SVP-UDC-së, të gjitha forcat e rëndësishme politike të Zvicrës e kanë dënuar fushatën (e SVP-së)”. Për të dëshmuar këtë, ai vë mbi tavolinë një faqe të shtypur nga interneti. Albinfo.ch, portali i internetit të `Zvicrës shqipfolëse`, ka kërkuar mendimin e të gjitha partive të mëdha zvicerane lidhur me fushatën e SVP-UDC-së. Të gjitha janë përgjigjur – të gjitha, përveç njërës”, përfundon artikulli i botuar në numrin e djeshëm të gazetës “Der Bund”.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih