Kosova
Deputetja spanjolle: Me anëtarësimin e Kosovës në KiE, do të forcohen të drejtat e njeriut
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut
Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku po debatohej për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KE), Nerea Ahedo, deputete nga Spanja tha se i takon grupit që ka mbështetur pavarësinë e Kosovës, përkundër qëndrimit të shtetit të Spanjës dhe e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, përcjell albinfo.ch.
“Ka pyetje që duhet të zgjidhen. Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut. Ne do të mbështesnim këtë rrugë [të anëtarësimit]. Mirëpresim integrimin dhe mendojmë që kjo do të jetë edhe një mënyrë për të promovuar stabilitetin në atë zonë”, tha Ahedo.
Deputeti gjerman, Frank Schwabe, përgëzoi raportin mbi Kosovën dhe bëri thirrje për anëtarësim e saj.
“Këshilli i Evropës, me vlerat tona dhe rregulla dhe kemi dinjitetin tonë. Ky anëtarësim nuk është një mjet për negocim. Ju kërkoj të mbështesni raportin e balancuar dhe t’i refuzoni amendamentet që e rrezikojnë këtë baraspeshë”, tha ai.
Zsolt Nemeth nga Hungaria si përfaqësues i Partisë Evropiane Konservatore, tha se është kundër raportit që u prezantua sot.
Deputeti gjerman, Knut Abraham, ka deklaruar në Asamblenë Parlamentare që raporti i Dora Bakoyannis, raportueses për Kosovën në KiE, është i shkëlqyer.
Abraham në fjalën e tij theksoi se përkrahja për Kosovën në Asamblenë Parlamentare përçon një sinjal të fuqishëm për Komitetin e Ministrave që të marrë një vendim pozitiv për anëtarësimin e Kosovës.
“Kemi një raport të shkëlqyer nga Dora Bakoyannis dhe unë besoj që duhet të jemi mirënjohës. Është punë impresive të nderuar kolegë, kemi pasur juristë, raportues nga vende të ndryshme, që e kanë njohur Kosovën, disa që nuk e kaun njohur pavarësinë e Kosovë, të gjitha arrijnë në të njëjtin konstatim, që Kosova meriton, populli i Kosovës, meriton mbrojtjen e të drejtave të njeriut që ofrohet nga hyrja në Këshill të Evropës”, u shpreh Abraham.
“Shpresoj se do të ketë përkrahje të fuqishme në këtë asamble, dhe duke përçuar një sinjal të fuqishëm për Komitetin e Ministrave që të marrë një vendim pozitiv për anëtarësimin e Kosovës”.
Pieo Fassino, përfaqësues i Italisë në Këshillin e Evropës, i ka bërë thirrje përfaqësuesve të Serbisë që të mos kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Ai, në seancën e sotme të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës mundëson edhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
“Mendojeni me kujdes sepse anëtarësimi i Kosovës në KiE nënkupton për të gjithë qytetarët e Kosovës duke përfshirë edhe serbët do të kenë mbrojtje më të mirë. Qytetarët më pasë kanë të drejtë të apelojnë dhe të shfrytëzojnë mjetet e KiE-së siç është përfshirja në Gjykatën Ndërkombëtare Evropiane”.
“Anëtarësimi do të mund të na ndihmonte edhe neve sepse bëjmë hapa të përbashkët edhe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë kjo është e nevojshme për të siguruar stabilitetin në të gjithë Ballkanin”, ka thënë Fassioni.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?