Tematike
Deputetja nis iniciativën që sigurimi shëndetësor të paguajë trajtimin e dhëmbëve
Anketa thotë: 20.7 për qind e popullsisë zvicerane deklaruan se nuk i nënshtrohen ekzaminimeve dentare vetëm për arsye financiare
Shumë zviceranë shmangin vizitat te dentisti për shkak të mungesës së parave. Prandaj, një deputete e të Gjelbërve kërkon që sigurimi shëndetësor të mbulojë trajtimet elementare të dhëmbëve, transmeton albinfo.ch. Kundërshtarët kanë frikë nga kostot e larta shtesë për të gjithë.
Anketa më e fundit e Politikave Ndërkombëtare Shëndetësore tregon se rastet e evitimit të dentistëve nga zviceranët nuk janë të izoluara: 20.7 për qind e popullsisë zvicerane deklaruan se nuk i nënshtrohen ekzaminimeve dentare vetëm për arsye financiare.
Për deputeten e Gjelbër, Katharina Prelicz-Huber, kjo është një situatë e patolerueshme, shkruan 20minuten.ch. Me një iniciativë të bërë, deputetja e Cyrihut kërkon që shpenzimet për trajtimin e nevojshëm dentar si dhe kontrollet e rregullta dhe higjienën dentare të mbulohen nga fondet federale nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor.
“Shëndeti publik është në rrezik,” thotë Prelicz-Huber, transmeton albinfo.ch. Sepse: “Problemet dentare të patrajtuara mund të ndikojnë në shëndet dhe të çojnë në probleme të qarkullimit të gjakut ose sulme në zemër”.
Nga ana tjetër, për deputeten liberale (FDP), Regine Sauter, mbulimi i kostos përmes kompanive të sigurimeve shëndetësore është një qasje e gabuar. “Kjo do të rezultonte në një rritje të madhe të kostove dhe rrjedhimisht, rritje të mëtejshme të primeve”.
Edhe në kushtet aktuale, mirëqenia sociale merr përsipër kostot për ata që mund të dëshmojnë se nuk mund të paguajnë për trajtimin e dhëmbëve. “Publiku i gjerë nuk duhet të paguajë për njerëzit që nuk kanë nevojë. Nëse kompania e sigurimeve shëndetësore merr përsipër gjithçka, ekziston rreziku që çmimet e sigurimit shëndetësor të rriten.
Hendrik Meyer-Lückel, drejtor i klinikës për ruajtjen e dhëmbëve, stomatologjinë parandaluese dhe pediatrike në Universitetin e Bernës, thekson se higjiena adekuate orale është një faktor i rëndësishëm për shëndetin e dhëmbëve dhe atë oral. “Kjo rrit cilësinë e jetës dhe shëndetin oral”, përcjell albinfo.ch. Por ai gjithashtu thotë: “Efektet e drejtpërdrejta në sëmundjet e përgjithshme nuk janë fokusi kryesor”.
Nisur nga kjo, Meyer-Lückel nuk sheh nevojën për sigurim bazë që do të mbulonte kostot e trajtimit dentar: “Shpenzimet janë padyshim një arsye pse njerëzit vendosin të shmangin dentistin. Megjithatë, vështirësitë financiare zbuten shumë mirë nga kompanitë e ndryshme të sigurimit dhe shërbimet sociale”.
Por çka thonë kompanitë e sigurimeve shëndetësore?
Një sondazh i 20-minuten i bërë me katër kompanitë kryesore të sigurimeve shëndetësore tregon: kompanitë në fjalë ose ishin qartë kundër nismës së Prelicz-Huber ose theksuan se ky është një diskutim politik dhe se për këtë arsye nuk duan të mbajnë qëndrim.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?