Shqipëria

Deputeti shqiptar shkon në Parlament me disa “çanta me euro”

Ironia e deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në Kuvendin e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka ironizuar ditën e sotme kapjen e eurove ne Portin e Durrësit, duke shkuar në Kuvendin e Shqipërisë me “Toyota Yaris”.

Gjithashtu, pasi ka zbritur nga makina, Salianji ka marrë edhe disa “çanta me euro”, raporton “TCH”.

Të dielën në dy makina “Toyota Yaris” u sekuestruan 3,4 milionë euro, e për Partinë Demokratike deputeti Taulant Balla ka një lidhje direkte me shumën e në fjalë, përcjell albinfo.ch.

Me futjen e çantave me “euro” në Kuvend, Salinji ka ironizuar duke lënë të kuptohet që paratë që kishin hyrë me mjetet “Toyota Yaris” në Shqipëri ishin të destinuara për anëtarë të Parlamentit.

3.4 milionë euro janë konfiskuar javën e kaluar në Portin e Durrësit, derisa policia shqiptare ende nuk ka dhënë detaje të sakta se për kë ishin këto para.