Kosova
Deputeti gjerman: Po punojmë me shtetet mosnjohëse të BE-së që ta njohin Kosovën
Deputeti i Bundestagut nga partia FDP, Thomas Hacker, ka thënë se Gjermania po punon me shtetet mosnjohëse të Kosovës.
Hacker u shpreh se samiti i Procesit të Berlinit, i zhvilluar në fillim të javës që po e lëmë pas, ka qenë një takim festiv, transmeton albinfo.ch.
I pyetur nëse ka heshtje nga Gjermania, nga presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen dhe nga Hungaria si kryesuese e Këshillit të BE-së, mbi kërkesën e kryeministrit Albin Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit që Kosovës t’i hiqen masat dhe t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE.
Hacker tha: “Kryeministri i Hungarisë ka një opinion personal për të gjitha gjërat që janë duke ndodhur dhe ai ka një agjendë personale. Ai kryeson BE-në dhe deri në fund do të jetë kështu. Albin Kurti e di shumë mirë se çfarë të kërkojë dhe e di mirë se si është situata brenda BE-së. Kemi ende anëtarë që s’e pranojnë Kosovën si shtet më vete, dhe derisa e kemi këtë situatë me disa shtete anëtare, duhet të kemi një heshtje të tillë. Gjermania, në anën tjetër, në shumë raste e ka mbështetur Kosovën në KiE, në BE dhe po punojmë me shtetet e tjera anëtare që ta njohin Kosovën që të ndërmerren hapa të mëtutjeshëm. Suksesi i Samitit ka qenë i mundur mu për shkak të faktit që Kosova në momentet e fundit u pajtua që disa masa të lirohen që Samiti të jetë i suksesshëm”, u shpreh ai për KlanKosova.
Deputeti gjerman u pyet sërish mbi “heshtjen e kancelarit Scholz”, teksa tha: “Kancelari Scholz nuk është i heshtur dhe nuk duhet të jetë i tillë. Mirëpo ka rrethana specifike, sepse ai kur flet për BE-në, nuk ka një ofertë për Kosovën, jo për shkak të Gjermanisë, por për shkak të shteteve tjera anëtare. Kur kjo qeveri u emërua tri vite më parë, ne filluam të riforcojmë Procesin e Berlinit, i cili për një kohë të gjatë ka qenë si në heshtje, me caktimin e një deleguari për BP, ish kolegu im Manuel Sarrazin. Atij i janë dashur shumë biseda e bindje me shumë njerëz, sepse ne mendojmë që BP ka mundësi vetëm nëse i tejkalon situatat e së kaluarës. Se nëse tejkalojnë në atë që për momentin janë armiq, duhet ta pranojnë njëri-tjetrin, ta tolerojnë njëri-tjetrin nëse dëshirojnë të jenë pjesë e BE-së. Një gjë të tillë e kërkojmë edhe nga kancelari Scholz dhe nga kolegët tanë të tjerë të Bundestagut, të cilët udhëtojnë shpesh në regjion”.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik