Kosova
Deputetët me 5 mijë mungesa në Kuvendin e Kosovës
Përqindjen më të lartë të mungesave e ka Lista Serbe, duke u pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje
Hulumtuesja në Institutin Demokratik të Kosovës, Violeta Haxholli, ka deklaruar se gjatë kësaj legjislature janë regjistruar mbi pesë mijë mungesa të deputetëve.
Gjatë prezantimit të raportit të vlerësimit mbi performancën e Legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, Haxholli ka thënë se përqindjen më të lartë të mungesave e ka Lista Serbe, duke u pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ajo tutje ka njoftuar se deputetët pothuajse të gjitha seancat i kanë lënë në gjysmë, shkruajnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
“Deputetët i braktisën pothuajse të gjitha seancat në mes. Shumë deputetë ishin të pranishëm vetëm në listë. Gjithmonë ka pasur kuorum në letër por asnjëherë në praktike. Deputetët i braktisën pothuajse të gjitha seancat në mes. Shumë deputetë ishin të pranishëm vetëm në listë. Gjithmonë ka pasur kuorum në letër por asnjëherë në praktike. Përveç që mungoi kuorumi kishte edhe mungesa të shumta të deputetëve. Gjatë kësaj legjislature janë kanë mbi 5 mijë mungesa. Përqindjen më të lartë e ka lista Serbe apo 32 për qind të mungesave të kësaj legjislature, pastaj nga VV-ja, PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja”, ka thënë ajo.
Sipas raportit të KDI-së “në mungesë kuorumit” ishte fjalia e cila është përdorur më së shumti nga kryetari i Kuvendit. Ajo ka thënë se gjatë gjithë legjislaturës plani u përmbush në përgjithësi prej vetëm 36 për qind.
“Kuvendi asnjëherë nuk e përmbushi as gjysmën e planit të tij në asnjë vit”, ka theksuar Haxholli.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?