Kosova
Deputetët kërkojnë shkarkimin e ministrit serb Rikallo
Deklarimet e banorëve të lagjes “Dardania” në Prishtinë, të cilët thonë se gjatë luftës në Kosovë janë malltretuar nga ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo, kanë nxitur reagimin e deputetëve të Kuvendit.
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se po të funksiononte Prokuroria, sot do të merrte në pyetje ministrin Nenad Rikallo.
“Do të bëjmë gjithçka, në Parlament e jashtë tij, për të marrë përgjigjet e duhura. Ftoj Prokurorinë e Kosovës të trajtojë pa vonesë pretendimet në fjalë”, ka shkruar Abdixhiku. Një kërkesë për hetim ndaj ministrit e ka bërë edhe deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu. “Thërras prokurorinë të merret urgjent me këtë rast. Nuk guxon të heshtet e tejkalohet!”, ka shkruar ajo në Facebook.
Për rastin ka reaguar edhe deputeti, Armend Zemaj, i cili nuk ka hezituar që ministrin Nenad Rikallo ta quajë paramilitar të regjimit të Millosheviqit.
“Prokurorë të shtetit shikoni ju lutem dëshmitë publike të paramilitarit Rikallo para dhe gjatë luftës”, ka shkruar mes tjerash Zemaj. Edhe sekretari i AKR-së, që është pjesë e qeverisë, Rrahim Pacolli, i ka kërkuar Haradinajt shkarkimin e ministrit dhe ka ftuar Prokurorinë ta hetojë atë.
Kryeministri i Kosovës nga ana tjetër, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se pas shqetësimeve të banorëve të lagjes Dardania në Prishtinë për ministrin, Nenad Rikalo lidhur me pretendimet për keqtrajtimin e qytetarëve të Prishtinës gjatë periudhës së vitit 1999, ai menjëherë ka kërkuar informata nga Prokuroria e Shtetit, AKI dhe Policia e Kosovës, por deri tash thotë se nuk ka asnjë të dhënë se ministri ka qenë i përfshirë në veprimet e tilla.
“Si kryeministër i vendit, dua të sigurojë qytetarët e Kosovës, se jo vetëm në këtë rast por edhe në çfarëdo situate të ngjashme, do të veproj sipas ligjit dhe përgjegjësive që kam.”, thuhet në deklaratën e kryeministrit Hardanaj.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











