Kosova
Deputetët e Kuvendit të Kosovës që nuk dinë të shkruajnë shqip

Regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës i obligon ata që të plotësojnë pak të dhëna personale në Formularin për Broshurën Parlamentare. Aty kërkohen emri e mbiemri, kombësia, datëlindja, vendlindja, statusi civil, partia të cilës i përket deputeti, arsimimi, njohja e gjuhëve të huaja, aktivitetet e deritashme të deputetit dhe të dhënat e kontaktit. Në kaq pak rubrika sa duhet të plotësojnë deputetët, e që nuk kërkohet të kenë më shumë se 15-20 fjalë, një pjesë e madhe e tyre kanë bërë gabime të ndryshme gjuhësore.
KALLXO.com kërkuar qasje në formularët, të cilët janë plotësuar nga vetë deputetët Kuvendit të Kosovës dhe i ka siguruar 117 nga 120 sosh.
Gabimet janë të shpeshta e më së shumti, duket se deputetët kanë bërë në përshkrimin e kombësisë. Ka nga ata që e kanë shkruar shqipëtar, shqipëtarë apo edhe shqiptarë, në vend se të shkruhej korrekt shqiptar apo shqiptare, përcjell Albinfo.ch.
Porse, ka edhe gabime të tjera, të cilat do të mund të shihni më poshtë në formularët që deputetët e legjislaturës së tetë kanë bërë, e që regjistrimet i kanë kryer nisur nga data 17 mars 2021.
Ndërsa, seanca konstituive e Kuvendit është mbajtur më 22 mars, ku me 67 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim deputetët kishin votuar për Qeverinë e re të vendit.
Në fotografitë më poshtë me ngjyrë të kuqe janë të nënvizuara gabimet e deputetëve, ndërsa KALLXO ka përzgjedhur një numër të këtyre formularëvem, te të cilat gabimet drejtshkrimore ishin më të mëdha.
E-Diaspora
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih Në një ceremoni të organizuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut, u ndanë çmimet HSK-Comenius...
-
Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik
-
Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë
-
Mbrëmje letrare kushtuar krijuesit, Prend Buzhala
-
Diaspora e Kosovës, potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci
Jeta në Zvicër
-
Asnjë çmim i transportit publik zviceran nuk rritet në vitin 2026 Subvencionet e qeverisë për transportin publik do të mbeten gjithashtu aktuale për vitin 2026...
-
Toblerone rimerr identitetin e saj zviceran
-
Votimi i ardhshëm i vë në qendër të vëmendjes të pasurit e Zvicrës
-
Sondazhi: Dy të tretat e kundërshtojnë blerjen e F-35
-
Studimi tregon lidhjen mes arsimit dhe shëndetit oral zviceran