Kosova

Kërkohet shkarkimi i kryeshefes së Inspektoratit Policor

Deputetët e Komisionit për Punë të Brendshme e Siguri kanë kërkuar shkarkimin e kryeshefes së Inspektoratit Policor, Miradije Kelmendi. Në mbledhjen e këtij komisioni u diskutua për rekomandimet e raportit për Inspektoratin Policor, ku edhe u miratua rekomandimi për shkarkim të kryeshefes së IPK-së.

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, tha se që nga fillimi ka hasur në dyshime sa i përket shkarkimit të ish-kryeshefit të IPK-së, Hilmi Mehmeti, dhe ardhjes së kryeshefes së re, Miradije Kelmendi.

Deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi, shtoi se ata proceduralisht nuk mund ta kthejnë ish-kryeshefin, por si komision mund të kërkojnë që të shkarkohet kryeshefja.

Deputetja e PSD-së, Aida Dërguti, tha se komisioni po kalon kompetencat e tij. Ish-kryeshefi i IPK-së, Hilmi Mehmeti, ishte shkarkuar nga detyra nga ana e ministrit të atëhershëm Bejtush Gashi, në lidhje me një konkurs në këtë institucion.